Buxheti merr votat e mazhorancës, opozita fajëson qeverinë për krizën
20/07/2010 Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim pas 13 orësh uljen e shpenzimeve dhe të ardhurave
PS: Keqqeverisja e ka çuar vendin drejt bllokimit ekonomik. Borxhi drejt rritjes në nivelin 65 %
Pas rreth 13 orësh debat Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim ndryshimet e buxhetit të këtij viti. Ato u kundërshtuan nga opozita shqiptare, e cila fajësoi qeverinë për krizën ekonomike, që sipas tyre po e vuajnë vetëm qytetarët shqiptarë. Deputetët e majtë diskutuan gjatë orëve të debatit, por nuk morën pjesë në procesin e votimit. Menjëherë pas përfundimit të fjalës që Ilir Beqja mbajti në emër të grupit parlamentar të PS-së, ata lanë sallën e Kuvendit. Në orët maratonë të diskutimeve nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat mes palëve, ku kundërshtarët kanë bërë krahasime mes qeverisjeve për të dëshmuar dështimet e secilës.
Mazhoranca
Seanca nisi punimet paraditen e djeshme me ministrin e Financave Ridvan Bode, i cili prezantoi ndryshimet e buxhetit, arsyetoi domosdoshmërinë e realizimit të tyre, si dhe kërkoi votën e opozitës për t’i mbështetur ato. “Qeveria vjen për të propozuar një model buxhetimi që bazohet në një rritje ekonomike prej rreth 4.1 % për vitin 2010, e cila rezulton nga kombinimi më i madh pozitiv i të gjitha agregateve të brendshme, monetar dhe ekonomik, financiar dhe njerëzor, të cilët do të mundësojnë përshpejtimin në muajt në vijim të rritjes së ekonomisë së vendit dhe kapjen e ritmeve më të larta rreth fundit të këtij viti të krahasueshme me mesataren e viteve të mëparshme”, - tha ministri i Financave. Ai deklaroi se shpenzimet ulen me 39 miliardë lekë, të ardhurat me 27 miliardë lekë. Por pavarësisht këtyre uljeve Bode sqaroi se gjithçka është bërë duke mos prekur politikën e uljes së taksave dhe rritjes së pagave e pensioneve. “Politika e taksave do të jetë ajo që ka qenë, nuk do të kemi rritje të taksave të drejtpërdrejta dhe as tërthorta. Disa taksa simbolike në kuadër të përafrimit të nivelit të tyre dhe administrimit në krahasim me vendet e rajonit do të vijojnë të axhustohen, dhe këto do të jenë kryesisht akcizat, jo taksat e tjera”, - vijoi Bode. Mbajtja nën kontroll e borxhit publik në nivelet 59 -59.5 % të PBB-së dhe reduktimi i deficitit buxhetor është një tjetër qëllim i këtyre ndryshimeve. Ministri pranoi se borxhi publik i Shqipërisë është më i larti në rajon, por është më i miri publik.
Opozita
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga opozita, kjo e fundit u shpreh kundër ndryshimeve të buxhetit. Deputetët socialistë thanë se këto ndryshime janë dëshmi e qartë e gjendjes së vendit në krizë ekonomike. “Borxhi publik deri në fund të mandatit tuaj mund të shkojë deri në 65 %. Sa më vonë të veproni, aq më shumë e rëndoni jetën e përditshme të shqiptarëve, aq më shumë do t’i detyroni ata të shtrëngojnë rripin e mbijetesës njerëzore. Por jo vonë do të kuptoni se dhe ritmi i mbijetesës suaj politike është shkëputur. Prandaj dhe shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeverisje tuajën dhe nuk kanë pse të paguajnë çmimin e qeverisjes suaj”, - tha Arben Malaj, deputet i PS-së, ish-ministër i Financave. Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe u ndal në një sërë arsyesh pse ky buxhet ndodhet në krizë. Arsyeja që po shkurtohet ky buxhet është ekonomia reale, duke treguar qartë se parashikimet e qeverisë të një viti më parë nuk dalin. “Qeveria do të vijë sërish këtu të shkurtojë të tjera shpenzime në shtator. Rruga tjetër është të marrë edhe më shumë borxh. Njerëzit po e ndiejnë ekonominë reale, qeveria jo. Njerëzit kanë më pak para. Qeveria përballë nuk ka më pak para. Të paktën jo këtë vit”, - tha Braçe. Ai renditi në shifra dietat që përfiton çdo funksionarë i lartë i mazhorancës krahasuar me pagat minimale apo dhe pensionet e qytetarëve shqiptarë. < Debate shifrash mes ministrit dhe ish-kryeministrit të para 13 vjetësh “Investimet këtë vit janë mbi 2 herë më shumë me kohën kur ke qenë ti në qeveri” Deputeti i PS-së Fino fajëson qeverinë për krizën. Bode kundërshton Deputeti socialist Bashkim Fino akuzoi kryeministrin si shkaktarin kryesor të krizës ekonomike, duke kujtuar se ishte pikërisht kjo qeveri që injoroi paralajmërimet e opozitës për këtë situatë. “Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, e cila tashmë ka filluar të godasë fort dhe në këtë krizë na keni futur ju, zotërinj qeveritarë. Kjo është arsyeja që ju sot kërkoni rishikimin e buxhetit dhe uljen e shpenzimeve me 25 për qind. Ministrat fituan miliona euro, ndërsa krizën po e vuajnë shqiptarët dhe bizneset. Investimet këtë vit janë zero për qind, ndërsa janë shkurtuar grantet e buxhetit vendor”,- tha ish-kryeministri i 1997-s Bashkim Fino. Në kundërpërgjigje të akuzave të tij reagoi ministri Bode, i cili i quajti trillime dhe abuzime deklarimet e drejtuesit të qeverisë shqiptare për pak muaj në kohën e trazirave. “Nuk jemi në bum ekonomik, por nuk jemi as në krizë. Investimet këtë vit janë mbi 2 herë më shumë me kohën kur ke qenë ti në qeveri. Fino abuzon duke thënë se ky buxhet shkurton fondet e buxhetit lokal. Asnjë qindarkë nuk është shkurtuar nga grantet e buxhetit vendor dhe mund të bëhej se duhej të bëhej, por nuk kemi programuar në emër të pavarësisë së institucionit, - iu drejtua Bode ish-funksionarit të qeverisjes së majtë. Ministri vijoi se ajo që është shkurtuar është rënia e të ardhurave të buxhetit vendor. “Kryetari juaj, kryetari i Bashkisë Edi Rama, nuk ka realizuar të ardhurat e këtij buxhetit”, - deklaroi Bode. Akuzat për ish-ministrin e 97-s Bode: Socialistët ishin drejtuesit e piramidave Privatizimi i objekteve shtetërore ishte një tjetër debat që u konsumua gjatë seancës së djeshme parlamentare, e shoqëruar me replika mes deputetëve të opozitës dhe ministrave të qeverisë “Berisha”. Deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka paraqitur disa foto dhe dokumente që vërtetonin premtimet e qeverisë për ti kaluar ato drejt pushtetit vendor, por në të vërtetë kishte ndodhur e kundërta. Ato objekte ishin privatizuar dhe sipas Shalsit në listën e personave ishin emrat e të afërmve të qeveritarëve. “Trualli i ish-uzinës Dinamo është cilësuar nga ZRPP-ja sipas ligjit si pasuri pronë shtetërore. Mbi bazën e këtij dokumenti Bashkia hartoi një projekt dhe miratoi buxhetin e vitit 2009, por ajo pronë është tjetërsuar, se ku ka shkuar, gjejeni ju. Dhe ska nevojë të jepni argument nëse janë deputetë ose jo. Përditë faktohet se, nëse nuk keni qenë ju vetë, kanë qenë njerëz të afërt, të tarafit tuaj. Ky truall që u privatizua është një shkollë e munguar te bregu i lumit, në fund të rrugës Jordan Misja”, - iu drejtua Shalsi ministrit të mbrojtjes Arben Imami. Në fjalën e tij deputeti socialist akuzoi për keqmenaxhim të buxhetit ministrin e Financave Ridvan Bode, duke i kujtuar kohën e piramidave. “Po ju rikujtoj se është sot po ky ministër si 13 vjet më parë, flet me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën papërgjegjshmëri që menaxhoi krizën ekonomike në kohën e piramidave, të cilat morën me vete depozitat e shqiptarëve”, - vijoi ai. Në përgjigje të akuzave të deputetit të PS-së reaguan ministri i Transportit Sokol Olldashi dhe ai i Financave Ritvan Bode. “Ndonjërin në ato që thotë, kur e dëgjon, të jep përshtypjen e një njeriu parimor, po kur sheh se është një që po jep me qira edhe rrugët e Tiranës për të ndërtuar pallate te njerëzit e afërt, morali bie”, - tha Olldashi. Më i ashpër u tregua ministri Bode në reagimin tij. “Për kujtesë të parafolësit, po, unë jam Ridvan Bode. Nuk jam hajdut trojesh, jam emri im, jam zëri im. Kam qenë ministër i Financave 13 vjet më parë dhe gjithmonë shqiptarëve u them të vërtetën, ndërkohë që zotrote, një pjesë e mirë e kolegëve tuaj merreshin me piramida, ishin konsuletë, ishin drejtues piramidash. Edhe sot po u them një të vërtetë të madhe: ekonomia nuk është në krizë. Ju bëni tellallin e atij që ju dërgon të qani këtu në Parlament, sepse po i humbasin ca troje që mund ti jepte për leje ndërtimi”, - tha Bode. Ministrat e qeverisë “Berisha” Ruli e Ksera: Ndryshimet nuk deformojnë sektorit bazë Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli tha dje në Kuvend se opozita shqiptare nuk e pranon impaktin pozitiv të reformave në ekonominë e vendit. Ministri Ruli akuzoi opozitën për retorikën agresive të përdorur ndaj ecurisë pozitive të ritmeve të ekonomisë së vendit. “Ishin reformat që e shkëputën Shqipërinë në vitin 2006 nga rreziku i hyrjes në orbitën e rritjes ekonomike të ulët”, - tha ministri në fjalën e tij, duke mbrojtur draftin e propozuar nga qeveria për rishikimin e buxhetit. Ruli reagoi dhe ndaj akuzave të vazhdueshme që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka adresuar ndaj qeverisë lidhur me situatën ekonomike në vend. “Duke qenë se ky lider po pëson humbje, në vend që të ndryshojë strategjinë e taktikën, përsëri po vijon sjelljen e tij të parapëlqyer, që është kriza. Ju kujtoj se këshilltari më i besueshëm ekonomik për Edi Ramën nuk është asnjë nga ekspertët e ekonomisë së PS-së, por miku i tij biznesmen, i cili prej 10 vjetësh u jep leksione shqiptarëve në rubrikën Si të bëheni milioner, ndërkohë që prej 20 vjetësh ka bilance me humbje në të gjithë aktivitetin e tij”, - tha ministri i Bujqësisë. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ndryshimet në ligjin për buxhetin 2010 nuk prekin programet bazë të mbështetjes sociale, por kryesisht reduktojnë shpenzimet. “Ndryshimi i fondeve buxhetore nuk do të prekë dhe as deformojë sektorët bazë. Ato kanë të bëjnë kryesisht me reduktimin e shpenzimeve operative, dietat, udhëtimet, telefonatat, kursimet në energji brenda dikastereve tona etj.”, - tha ai. Mungesa e ministrave Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe kërkoi gjatë seancës së djeshme parlamentare praninë e kryeministrit Sali Berisha dhe të ministrave kryesorë në sallë gjatë kohës kur zhvilloheshin debatet për ndryshimet në buxhetin e vitit 2010. “Ministrat duhet të jenë në sallë dhe nuk duhet të ikin e të mos përballen me deputetët”, - tha Braçe. Duke replikuar me ministrin Bode, ai tha se është fyerje ti kërkosh ministrit të Financave ku i ka gjetur paratë. Procedura parlamentare Tahiri: Keni shkelur Rregulloren dhe të drejtën e opozitës Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Sajmir Tahiri në fjalën e tij në Kuvend u ndal në procedurën që ka kaluar ky shkurtim buxheti në Komisionin e Ligjeve. Sipas tij, mazhoranca nuk ka respektuar procedurën e nevojshme për rishikimet në buxhet, duke mos dëgjuar asnjë nga institucionet e prekura apo grupet e interesit. “Gjithçka është bërë në mënyrë arbitrare nga anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve dhe nuk kanë marrë parasysh asnjë sugjerim të opozitës. Ky projektligj nuk ka zbatuar as Rregulloren e Kuvendit, gjë të cilën e ka kërkuar edhe rezoluta e Parlamenti Evropian”, - tha Tahiri. Sipas tij, është pikërisht kjo rezolutë që përcakton domosdoshmërinë për të respektuar të drejtat e opozitës dhe të përfaqësuesve të saj, domosdoshmërinë për të miratuar ligje të konsultuara me ekspertizë të kualifikuar, me aktorët kryesorë dhe shoqërinë civile. Duke akuzuar mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në një paradhomë të pushtetit qeverisës, duke emëruar në Komisionin e Ligjeve shërbëtorët më të bindur. “Katër ish-ministra të Drejtësisë janë grumbulluar në atë komision, por skandalet e tyre të ministerllëkut me tendera për familjarët e tyre, me shërbime kriminale për djalin e kryeministrit, me kontribut të spikatur në tragjedinë e Gërdecit, me skandale të panumërta dhe korrupsion, i kanë shndërruar në fodullëk cinikësh e servilësh, por të gjithë me një të përbashkët: shkelin Rregulloren e Kuvendit dhe përdhosin të drejtat e garantuara të opozitës të gjithë njëlloj”, - tha deputeti. Duke vijuar me buxhetin, Tahiri e cilësoi atë si “buxhetin e krizës dhe akuzës qeverisëse”. Deputeti socialist Balla akuzon qeverinë për vjedhje “Berisha redukton buxhetin për familjen e tij” Akuzat, “kërkesa e llogarisë” dhe krahasimet me mafien italiane Pasurimi i buxhetit të familjes së kryeministrit Berisha ka qenë për deputetin e Partisë Socialiste Taulan Balla qëllimi i reduktimit nga qeveria të buxheti të këtij viti. Për këtë gjatë fjalës në Kuvend ai tha se reduktimi i buxhetit të Ministrisë së Integrimit është e barabartë në vlerë monetare me fitimin në një vit të djalit të kryeministrit, ndërsa reduktimi i buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë është sa vlera monetare e fitimit që ky ministër ka arritur në një vit. “Dy ministri shumë të rëndësishme kanë reduktuar buxhetet. Ministrisë së Integrimi i reduktohet buxheti me 278 milionë lekë të vjetra, ose afërsisht me 200 mijë euro. Është koecidencë, por 200 mijë euro është fitimi i deklaruar nga djali i qeverisë së integrimit, i qeverisë së kapsllëkut në vit. Ministria e Ekonomisë, koecidencë, aq sa reduktohet në vlerë monetare buxheti i kësaj ministrie, aq është fitimi që ka korrur Ministri i Ekonomisë për një vit. 2. 8 miliardë lekë u hiqen investimeve të Ministrisë dhe i shtohen pasurisë së ministrit”, -tha socialisti Balla. Deputeti i selisë rozë akuzoi gjithashtu kreun e ekzekutivit për atë që ai e quajti “supermashtrim” lidhur me kredinë 3.2 miliardë euro dhe i kërkoi Berishës të japë llogari për këto kontrata si dhe për atë që ai e quajti “pazari Berisha-Meta”. “I kërkoj sot Sali Berishës tu shpjegojë shqiptarëve se çfarë pazari ka mbyllur me Ilir Metën një vit më parë. Një nga ministrat e pazarit për një vit ka përfituar 1.8 milionë euro. Dritan Prifti ka deklaruar se e ka mbyllur dhe nënshkruar kontratën e shitjes së aksioneve të “FORTIS-2” më 31 dhjetor 2009. Sigurisht që firmën duhet ta ketë vënë dikush tjetër, sepse ky në këtë datë ndodhej në Turqi”, - tha Balla. Duke kujtuar mafien e Italisë, Balla tha: “Në qeverinë e sotme të Shqipërisë e ke mjaft të lehtë të gjesh Tano Karidin, Espinozën, senatorin Salimbeni apo edhe Santucion. Është e dhimbshme, por e vërtetë, kjo është qeveria e oktapodit Sali. Secili i akuzuar për korrupsion, për pastrim parash e deri për vrasje. Të gjithë fajtorë ende të pandëshkuar.”