Buxheti mes piramides dhe mosbesimit Nga Ermelinda Meksi
Debati per buxhetin eshte me i rendesishmi ne jeten parlamentare te nje vendi sepse ne te projektohen politikat e zhvillimit por edhe menyra e zhvillimit te tij ne parlament se fundi qe me shume se zhgenjyese. Jo vetem nga mungesa e prezences pothuajse totale te qeverise ne kete debat por dhe e permbajtjes se diskutimeve te maxhorances qe krejtesisht e zbrazet propagandistike. Maxhoranca edhe ne kete debat ne vend te argumenteve mbi arsyet e ketij rishikimi te vonuar te buxhetit vazhdoi gati ne panik traditen e sulmit mbi opoziten duke bere si zakonisht rolin e opozites se opozites ne vend te shfaqte me qetesi e argumente si do perballoje drejtimin e vendit ne kete situate te veshtire te krizes politiko-ekonomike. Analiza qe shoqeron buxhetin e ketij viti eshte e paqarte dhe e dyshimte. Prandaj me eshte dashur shume pune mbi shifrat e tij per te kuptuar se cpo ndodh per shkak te mungeses se statistikave te besueshme dhe analizes se qarte qe na afroi relacioni i buxhetit 2011. Nderkaq nga nje analize profesionale del se buxheti i ketij viti mbeshtetet mbi te njejten logjike te piramides te se kaluares dhe piramides se buxheteve pararendese. Kjo logjike sic kemi argumentuar edhe me pare po kercenon seriozisht stabilitetit makroekonomik. Nje muaj me pare ne debatin per buxhetin faktik kryeministri na premtoi se do sillte per rishikim buxhetin e vitit 2010 sepse sipas tij te ardhurat qenkeshin rritur si asnjehere ne turizem dhe se shpenzimet e shtrenjta te infrastruktures rrugore po sillnin bumin ekonomik. Nderkohe nuk kam asnje iluzion per kete premtim krejtesisht te pamundur per tu realizuar sepse ritmet e zhvillimit ekonomik sic do analizoj me poshte nuk ja mundesojne kete premtim.
Ne vend te nje reflektimi serioz mbi buxhetin 2011 besueshmeria e te cilit duhej te mbeshtetej ne realizimin e pritshem te 2010 ju vazhdoni retoriken se per 2011 na keni sjelle nje buxhet te ri qe sipas jush eshte me i madhi ne historine e tranzicionit.
Por a nuk ka qene gjithnje ne historine e tranzicionit buxheti i nje viti nominalisht me i madh se i nje viti me pare dhe per pasoje me i madhi historik per ate kohe Cdo te thote pra buxheti historik me i madh Nuk ka buxhet historik as te madh as te vogel. Buxheti eshte i kushtezuar nga mundesite materiale dhe financiare te vendit. Parimi kryesor duhet te jete shtrirja e kembeve sa ke jorganin. Ky parim gjen zbatim qe nga familja deri tek shteti me i fuqishem sepse askush nuk te jep borxh pa fituar. Prandaj qeveria ne vend te ketij qendrimi amatoresk dhe mburracak duhet te zbrese me kembet ne toke. Buxhetet kane qene vazhdimisht deficitare mezi kane perballuar pagat dhe pensionet ne nivel minimal me pak mundesi per investime ne infrastrukture edhe pse stoku i borxhit publik po rritet cdo dite. Prandaj nuk kemi te bejme aspak me nje buxhet historik ne te kunderten kemi nje buxhet qe si ne nivelin e te ardhurave dhe ate te shpenzimeve eshte sa buxheti fillestar i 2010 qe vjet ne kete kohe u diskutua me eufori ne kete kuvend nga kolege te maxhorances qe si dhe sot anatemuan pa argumente opoziten per cdo kritike qe ajo shfaqi edhe vjet. Koha tregoi se e drejta ishte ne anen tone dhe ju e korrigjuat buxhetin per 2010 por pa asnje reflektim per kete. Prandaj sot ne vend te flisni per buxhet historik duhet te pranoni se jeni me 1 vit vonese nga qe perseri nuk vleresoni me realizem te tashmen ne menyre qe te shmangni euforine dhe pasojat e saj ne te ardhmen.
Por qeveria perseri nuk terhiqet nga premtimet euforike qe nuk do i realizoje dot brenda vitit 2010 si vit i cudirave kur turistet erdhen lume dhe te ardhurat nga turizmi dhe aktiviteti ekonomik na rendisin te paret ne klasifikimin europian e pertej sic degjuam perseri nga maxhoranca ne debatin per buxhetin.
Duke u thelluar ne analizen per performancen ekonomike te 2010 perdora shifrat zyrtare tuaja megjithese te vonuara vetem dje mezi sigurova te dhenat fiskale 10mujore dhe ato doganore per 9 mujorin dhe jo te plota duke humbur ore te vyera per ti zberthyer si duhet shifrat per kete analize me qellim qe opinioni publik qe na ndjek te kuptoje se kush ben politiken e megafonit dhe kujt i mungon vizioni.
Nga kjo rezulton se shtesa e te ardhurave nga tatime e doganat prej 10 miliard leke ka ardhur vetem nga doganat ndersa rritja nga tatimet eshte ose 0 ose negative. Ky rezultat jo vetem qe nuk flet per bum ekonomik po perkundrazi per rrudhje dhe pasiguri ne aktivitetin privat te biznesit prandaj te ardhurat tatimore nuk rriten ne 10 muaj kundrejt 2009. Kush flet per rritje te aktivitetit ekonomik ne keto kushte mbetet te kenaqet me rrobat e bukura te mbretit ne perrallen e Andersenit. Ne se keni te dhena te tjera me pergenjeshtroni duke na i prezantuar ne kete parlament. Detyra jone eshte te bejme prezent me argumente kete realitet buxhetor pastaj le te na gjykojne shqiptaret.