E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike si rritje e takses Nga Mimi Kodheli

Ajo cka mund te them sot perpara jush dhe opinionit publik eshte thjeshte dhe vetem se kjo qeveri ka deshtuar. Deshtoi ne vitin 2009 deshtoi me realizimet e mes vitit 2010. Deshtoi me integrimin evropian te Shqiperise. Do te deshtoje edhe me buxhetin e 2011-s.
Do te deshtoje me kete buxhet jo sepse e paragjykoj por sepse ky buxhet nuk eshte ne funksion te interesave te njerezve sepse ky buxhet jep zgjidhjet e gabuara per te gjitha problemet qe perballet me dhimbje ekonomia dhe shoqeria shqiptare. Nje buxhet qe nuk shton as edhe nje vend pune nje buxhet qe barren fiskale e ka hedhur mbi kurrizin e shtresave ne nevoje e qe ka goditur konsumin nje buxhet qe rrit borxhin nuk mund te jete as buxheti i 1 milion te papuneve as ai i njerezve dhe familjeve shqiptare qe presin prej tij rritje te mireqenies apo permiresim te sherbimeve. Buxheti i vitit qe vjen ka ne thelb te tij padrejtesine dhe papergjegjshmerine ndaj menaxhimit te parave te publikut dhe te ardhmes ekonomike se vendit. Ai jo vetem qe nuk eshte transparent por edhe i pasigurt ne shifrat qe ka dhe totalisht i paorientuar. Ne themel te ketij buxheti jane pike se pari parashikimet teper optimiste e jashte realitetit te qeverise per treguesit makro-ekonomike e vecanerisht treguesi i rritjes ekonomike mbi bazen e te cilit perllogariten treguesit e tjere te buxhetit vecanerisht deficiti buxhetor dhe borxhi publik. Por meqenese ju pelqen te flisni ne shifra absolute dhe jo krahasuese duke menduar se keshtu impresiononi ata qe ju degjojne ju them se ne 4 vitet e fundit 2008-2011 PBB rritet me 247 miliarde leke kurse borxhi me 204 miliarde leke. Nese heqim mashtrimet del se tre vitet e fundit jemi mbajtur vetem nga rritja e borxhit. Nderkohe qe debati per kete buxhet ne vend qe te vinte si nje debat i kuptueshem e i qarte per te gjithe ku te dominonte konstruktiviteti dhe transparenca vjen si pjese e performances me te ulet qe mund te kete nje parlament ne misionin e tij per kontrollin parlamentar te parave publike dhe te qeverise. Qeveria thote qe ka projektuar kete vit buxhetin me te madh por ne fakt ka projektuar buxhetin me te mjere. Te ardhurat totale ne vitin 2011 jane planifikuar ne nivelin 27.1 te PBB 0.1 me te vogla se ato te buxhetit te rishikuar 2010 ose 1.1 me te vogla se ato te buxhetit fillestar 2010. Per te ardhurat tatimore qeveria ka planifikuar nje shume qe do te mberrije vetem ne 24.9 te PBB ose 0. 8 te PBB me pak se planifikimi i nje viti me pare.
Megjithese eshte trumbetuar se ka pasur nje rritje te ardhurash per shkak te miradministrimit me lejoni te them se rritja nominale e te ardhurave ka ardhur per shkak te rritjes se takses. Cfare ka ndodhur me taksen e sheshte qe eshte taksa mbi qytetarin e zakonshem Kjo takse e ka renduar cdo vit e me teper mbi kete shtrese te shoqerise e nderkaq ka favorizuar ate pakice qytetaresh shqiptare qe e kane rrogen mbi 1.5 milione leke te vjeter. Rritja disa here e akcizes sidomos per mallrat qe jane faktor prodhimi si p.sh karburantet do te vazhdoje te stepe prodhimin nderkohe qe te ardhurat buxhetore gjenden ne te njejtin nivel me planifikimin e vitit 2010. Keshtu keto te ardhura ne raport me PBB edhe kete vit mbeten shume larg nivelit te vendeve te Bashkimit Evropian por edhe larg nivelit dhe ritmeve te rritjes se ekonomive te vendeve fqinje. Ne nje kohe kur opozita ka kembengulur ne nje kontroll te rrepte mbi shpenzimet qeveria vjen me nje pakete shpenzimesh elektorale ku gjate vitit elektoral 2011 as edhe nje objekt i ri nuk mbulohet ne me shume se 25 te vleres se tij. Pra pas pak muajsh tabloja do te jete kjo perpara kamerave televizive kryeministri shirita inaugurimi dhe ne sfond te njejtet buldozere te papune se parate per pune mund te vijne pas nje viti. Gjeja e fundit per te cilen kemi nevoje jane zera elektorale ne buxhet nderkohe qe qeveria le ne balte bujqesine dhe fshatin edhe ne vitin e ardhshem. Bujqesia sot eshte jashte vizionit te qeverise. Megjithese bujqesia perjeton mungesa te jashtezakonshme ne sherbime dhe infrastrukture fshati dhe gjysma e popullsise shqiptare qe jeton ne te do te marre vetem 0.51 te PBB nga buxheti i qeverise ose 051 qindarka ne 100 leke PBB. Nderkohe qe ne keto kater vitet e fundit nga fshati jane futur ne radhet e papunesise zyrtare 35000 vete. Per te mos folur pastaj per prioritet e prioriteteve. Shqiperia ne moshen e internetit do te investoje vetem 03 te PBB te saj per arsimin pra thene me thjeshte ne 100 leke investime arsimit do ti shkojne vetem 03 qindarka. Por ka dhe me qeveria ne 2011-n do te shpenzoje serish vetem 03 te PBB per investimet ne shendetesi ose 03 qindarka ne 100 leke shpenzime per investime kapitale. Por ka dhe me qeveria genjeu kur tha se fondi social kete vit do te rritet me 10. Jo zoterinj rritet vetem me 37 aq sa eshte edhe rritja mesatare e cmimeve pra inflacioni e nderkaq ky buxhet nuk ka asnje paragraf qe ti kushtohet drejtperdrejt te varferve apo familjeve ne veshtiresi ekonomike. Duke vazhduar keshtu pabarazia sociale do te thellohet per cdo dite e me shume. Te gjitha keto por dhe shume te tjera e mbajne qeverine larg premtimeve te saj elektorale akoma me larg mesatares se vendeve te rajonit dhe fare larg standardeve evropiane. Eshte folur shume dhe gjate per investimet ne infrastrukture. Pa i hyre diskutimit se edhe ne vepren me madhore te infrastruktures na bie tuneli apo na rreshqasin shtepite qe ndodhen ne buze te rruges se re pa i hyre diskutimit se sa eshte kosto e korrupsionit te ketyre veprave apo sa e demshme eshte per ekonomine zvarritja e tyre pafund dua te permend disa shifra qe shpesh anashkalohen. Kjo qeveri do te harxhoje vetem 0.09 qindarka ne 100 leke te PBB per portet e Shqiperise dhe vetem 0.04 qindarka ne 100 leke ne hekurudha ne nje kohe kur na rrezohet nje tren ne jave por meqenese eshte treni absolutisht me i shpejti ne bote fale Zotit nuk ka viktima. Ne menyre te vecante gjate diteve te fundit kane ndodhur ngjarje totalisht te padeshirueshme e te papranueshme per shoqerine tone dhune ne shkolla plasje ne rruge vrasje per gjakmarrje ne mes te Tiranes apo gjetke. Une nuk e di nese buxheti prej 12 lekesh ne 100 leke PBB qe do te harxhohen per Sigurine ne kete vend do te jete i mjaftueshem por nje gje e di me siguri kjo qeveri deshtoi ne luften kunder krimit si atij ordiner dhe atij te organizuar.

Ju lutem me thoni ku e shikoni madheshtine e ketij buxheti Ne fakt ka nje mundesi ku mund ta shikoni nje gje te tille ne nivelin e borxhit dhe deficitit. Nderkohe qe programi i investimeve duhet te ishte realist dhe te mbulohej nga burimet e brendshme te cilat per vitin e ardhshem me sa duket do te jene te kufizuara risqet vazhdojne te jene prezent. Fshehja e rritjes se deficitit te borxhit publik dhe te kostove te tyre ne kushtet kur te ardhurat reale jane ne renie eshte nje shqetesim i madh si per ne ashtu dhe per institucionet prestigjioze financiare por nuk eshte problem per kete qeveri e cila borxhe pas borxhesh mendon ta dorezoje ekonomine shqiptare dhe pushtetin sic bene fqinjet tane.

Borxhi yne publik eshte shume me i madh se ai qe thuhet. Detyrimet e prapambetura te qeverise po rriten cdo dite pronare ish te perndjekur ish-ushtarake pune te papaguara vendime gjykatash e shume te tjera si keto perkthehen ne qindra miliarda leke detyrime per tu paguar. E nderkaq vetem zyrtarisht borxhi publik mbi kurrizin e cdo njerit prej nesh nga 1462 dollare qe ishte ne vitin 2005 do shkoje ne 3165 dollare ne vitin 2013. Mundesia e financimit te ekonomise me leke privatizimesh sa vjen e tkurret nderkohe qe papergjegjshmeria e qeverise per te marre borxh me cdo cmim a interes sa vjen e rritet. Por mos harroni se sa me shume e rrisni borxhin dhe koston e tij aq me shume e demtoni cilesine e rritjes ekonomike te vendit dhe cilesine e jetes se njerezve. Deshtimet e qeverisjes te materializuara ne krizen e demokracise drejtesise ekonomise ne krizen e gjithanshme te krejt shoqerise shqiptare bene qe vendi yne te hyje ne historine e integrimit evropian si i pari vend qe merr kartonin e kuq te Bashkimit Evropian per keqqeverisjen dhe i refuzohet statusi i kandidatit per mosperputhje te plote me standardet evropiane. Shqiperia me armaten e saj te 1 milion te papuneve e te pasiguruarve me korrupsionin monopolet ekonomine joformale krimin e organizuar dhe evazionin fiskal me analfabetet dhe punetoret e krahut ne te zeze Shqiperia pa sherbime per te gjithe dhe pa uje ne cezma pa nxites ekonomike dhe treg te lire Shqiperia e pa pastruar dhe shpesh here e permbytur Shqiperia larg standardeve kerkon dhe meriton te drejtohet ndryshe.
Intervista/Presidenti flet per zgjidhjen e ngercit politik marredheniet me Berishen Topallin e Ramen qendrimin ndaj reformes ne drejtesi kandidaturat per ne gjykata Piramiden dhe pronat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›