Per bashkine e Tiranes Nga Ridvan Bode
Lidhur me financimin e buxheteve lokale te pushtetit lokale dhe per ti kujtuar qe kur flitet me buxhete merren bilancet qe miratohen ketu ne Parlament vit per vit bilancet faktike te viteve si dhe te dhenat e bashkive e komunave. E verteta eshte se gjate periudhes 2001-2005 shpenzimet per buxhetin lokal kane qene embrionale 6 miliarde leke 7.3 miliarde leke 12.2 14 miliarde leke ne 2003 dhe per te arritur ne vitin 2004 viti i fundit i qeverisjes se socialisteve ku buxheti eshte rreth 19 miliarde ne total dhe ku vetem 6.5 miliarde leke jane nga buxheti qendror dhe 12.4 miliarde leke nga taksat dhe tatimet vendore.
Si eshte situata tani
Ne vitin 2009 qe eshte viti i fundit i raportuar dhe i mbyllur vellimi total i shpenzimeve te pushtetit vendor eshte 33.6 miliarde leke. Ne gjithe kete shtese 21.1 miliarde leke eshte granti qe ka dhene qeverisja qendrore kurse te ardhurat nga taksat vendore eshte i njejte me ate te viti 2004. Pra ne 5 vjet bashkite dhe komunat ne vend qe te progresonin me rritjen dhe nuk po them ketu per nje rritje ne raport me PBB-ne sepse i kane pergjysmuar te ardhurat nga taksat vendore por po flas per vellimin total. Sepse qeverisja qendrore me nje pergjysmim te taksave ka dyfishuar te ardhurat per bashkite dhe komunat duke kaluar taksa te reja per kompetence duke bere kalimin e nje sere tarifave taksa nacionale dhe tarifa vendore niveli eshte ky qe permenda me pare. Dhe sot por edhe ne vitin 2010 dhe ne vitin 2009 vilen te ardhura me pak se ne vitin 2004.
Pse ndodhi kjo
Sepse qeveria qendrore ju trefishoi grantet e pakushtezuara. Nuk po flas per investimet sepse investimet per pushtetin vendor i keni pasur zero ne buxhetin e shtetit. Nuk keni pasur grante konkurruese. Nuk keni pasur financim te projekteve por fondin e pakushtezuar e keni pasur sikurse e thashe diku tek 6.5 miliarde leke ne vitin 2004 ndersa vitin e kaluar shkoi ne 21.5 miliarde leke. Pra eshte rritur me shume se tre here fondi per grantet e pakushtezuara nga buxheti i shtetit. Keto para u lihen ne perdorim te plote dhe pa asnje lloj kufizimi bashkive dhe komunave.
Por cfare ndodhi
Ka ndodhur qe ne vitin 2005 shpenzimet e personelit mesatarisht per te gjithe bashkite ishin sa 25 e buxhetit ndersa ne vitin 2009 ato arrijne ne 31 ne strukture nuk po them se jane dyfishuar apo trefishuar por vete struktura e buxhetit ka rritur pagat destinimin e saj per pagat. Kurse si vellim total jane plote dy here me te larta. Nga 6.5 miliarde leke qe zinin pagat ne vitin 2005 ne vitin 2009 shpenzohen plot 12.8 miliard leke per paga. Pra jane rritur me 2 here nderkohe qe paga mesatare nuk eshte rritur 2 here. Eshte shtuar numri i te punesuarve ne bashki. Nga 9.000 punonjes qe kane qene ne vitin 2005 ne plote 19.800 punonjes ne vitin 2009. Pra eshte rritur mbi dy here numri i punonjesve qe kane rekrutuar bashkite dhe komunat ndersa ne qeverisjen qendrore kemi ulje te numrit te administrates qe perben dhe thelbin e reformes per nje qeverisje te vogel. Gjithcka qe shkurtohet ne nivelin qendror shtohet ne pushtetin vendor pa dhene asnje sherbim plus gjate kesaj periudhe. Shpenzimet per sherbimet e bashkive dhe komunave ne vitin 2005 zinin 33 1/3 e buxheteve vendore destinohej per sherbimet qe bejne bashkite apo komunat si pastrim gjelberim apo sherbime te tjera qe kane te bejne me sherbimet ndaj qytetareve.
Cfare ndodh tani
Ne vitin 2009 ato zbresin nga 33 e buxhetit ne 28 te buxhetit dhe investimet ruajne te njejten strukture por pjesa e financuar nga taksat qe mbledh vete pushteti vendor eshte zero ose e thene me sakte nga 6.2 miliarde leke qe kane qene ne vitin 2005 kane zbritur ne 500 milione leke ne vitin 2009. Pra vetem 500 milione leke nga taksat e mbledhura prej pushtetit vendor jane destinuar per investime ne bashki dhe komuna.
E njejta situate eshte edhe ne bashkine e Tiranes. Struktura e shpenzimeve ne buxhetin e saj ka ndryshuar ne menyre teper te dukshme duke zbritur nivelin e investimeve publike nga 60 qe ishin ne vitin 2004 2005 ne 31 ne vitin 2009 duke perfshire ketu edhe grantet qe jepen nga buxheti qendror ndersa sherbimet ndaj qytetareve nga 40 ne 37 te buxhetit. Bashkia e Tiranes ka marre nga buxheti qendror ne formen e granteve plot 650 milione leke te reja me shume nga sa merrte ne vitin 2005. Nga 350 milione leke qe ishte gjithe granti i pakushtezuar qe jepte qeveria socialiste per kryetarin e saj socialist ne vitin 2009 i kemi dhene 1.1 miliarde leke. Ketu nuk perfshihen as grantet konkurruese qe kane perfituar nje sere minibashkishe dhe as kredite qe ka marre qeveria qendrore per tia dhene bashkise se Tiranes. Nje pjese i ka te bllokuara ne i kemi ne borxhin e pergjithshem dhe i raportojme ketu Bashkia e Tiranes nuk ka filluar ende projektin e kredise e marre nga qeveria japoneze dhe qeveria ka marre gjithashtu kredi nga BERZH-i per unazen e Tiranes nga BB -ja per te rregulluar shkollat e Tiranes si dhe nje sere donacione te tjera qe jane marre ne kuadrin e bashkepunimit ekonomik me jashte per te financuar permiresimet ne infrastrukturen bashkiake te Tiranes. Ne qofte se doni detaje mund te kaloj dhe ne elemente te tjere qe kane te bejne me burimet e financimit. Pjesa qe financojne bashkite dhe komunat nga te ardhurat e tyre ka kaluar ne minorance. Ne qofte se ne vitin 2005 kane qene 65 e aktivitetit vendor bashki e komuna perfshire dhe investimet qe financoheshin nga te ardhurat e tyre ne vitin e kaluar kane zbritur ne 45 . Eshte kjo arsyeja qe e detyroi qeverine te reflektoje. Vertete kemi trefishuar grantet qe ne i japim ne menyre te pakushtezuar per bashkite dhe komunat por sigurisht qe qeveria kerkon qe keto para te perdoren ne permiresimin e sherbimeve ndaj qytetarit dhe jo per shtimin e numrit te rrogetareve ne bashki apo komuna. Per kete arsye ne kemi vendosur disa parametra dhe eshte ne te drejten e ligjvenesit qe ti vendose parametrat dhe raportet per te disiplinuar perdorimin e fondeve publike ne interes publik. Ka nje program te zhvillimit kombetar nje program te zhvillimit rajonal dhe qeveria rrit fondet qe keto dy programe te mund te rakordojne me njeri-tjetrin dhe te bejne permiresimin thelbesor te pritur ne permiresimin e sherbimeve te bashkive dhe komunave. Per bashkine e Tiranes une mund tju jap edhe zerat e tjere te shpenzimeve. Ne qofte se sot ne bashkine e Tiranes shpenzohen 8.300 leke paga per fryme nga 4.200 leke qe shpenzoheshin para 4 vitesh shpenzimet per sherbime sot jane vetem 3.100 leke per fryme nga 3.400 leke qe shpenzoheshin 4 vjet me pare. Dhe shpenzimet per investime publike qe ben bashkia e Tiranes jane vetem 2.500 leke per fryme. Por kjo nuk eshte normale. Nuk eshte normale qe qytetari dhe buxheti te financojne dhe sasia e investimeve te bashkise te jete kaq e ulet. Vetem 2.500 leke fiton qytetari nga gjithe investimet qe behen prej bashkise se Tiranes. Gjithsej jane vetem 5.600 leke sherbime qe kthehen tek qytetari nga shpenzimet qe ben bashkia ne te njejten kohe kur per rrogat shpenzohen 8.300 leke per fryme. Keto jane te vertetat e bashkise se Tiranes.