Buxheti për 2023, Tabaku: Shton me 17 milionë euro kostot për profesionistët e lirë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku me anë të një video-mesazhi në rrjetin social Facebook ka komentuar buxhetin e 2023 që sipas saj shton me 17 milionë euro kostot për profesionistët e lirë. Tabaku thekson se ky buxhet i cili ka kaluar për diskutim në Komisionet Parlamentare ka në fokus rritjen e taksave. Ajo thekson se këto janë disa prej arsyeve të largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.
“Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A I jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët? A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30%? A i jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? A i jep përgjigje faturave të rritura të arsimit dhe energjisë? Absolutisht jo!
Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! Taksa të rritura! Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione. Shqiptarët largohen sepse ndjehen të pasigurtë!”, tha Tabaku.
/rtsh.al/