E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Edhe “nomadët digjital” do të jenë objekt i administratës tatimore, po hartohet projektligji

Të vetëpunësuarit në tregun on-line, ose siç njihen ndryshe, “nomadët digjitalë”, shumë shpejt do të jenë objekt i administratës tatimore. Kryeministri Edi Rama,gjatë një takimi më të rinjtë në Korçë, bëri të ditur se qeveria po përgatit një projektligj për “nomadët digjital”, me qëllim rregullimin ligjor edhe në këtë treg pune.

“Nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata të vetëpunësuar në tregun on-line. Kanë frikë të deklarojnë fitimet sepse i kap drejtoria e Tatimeve. Teknologjia jep mundësinë që, pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje interneti dhe një kompjuter, dhe mund të punosh në të gjithë botën.”,- tha Rama.

/rtsh.al/

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›