Qyteterimi yne dhe lidhjet e reja sociale
Nuk ka dyshim qe nje pjese e madhe e shqetesimeve moskuptimeve dhe keqkuptimeve jane te lidhura ne menyre te kondicionuar me faktin qe marredheniet e njerezve me shoqerine tashme kane ndryshuar radikalisht. Do te ishte perpjekje absurde nese bejme krahasime te marredhenieve te njeriut me shoqerine e sotme duke i krahasuar ato me te kaluaren. Kane ndryshuar jo vetem tipologjia por dhe forma e marredhenieve sociale. Qofte ato qe jane marredhenie te drejtperdrejta ose qe ne konceptin e sociologjise moderne konsiderohen si marredhenie paresore apo edhe marredheniet e tjera qe jane te terthorta dhe qe konsiderohen si marredhenie dytesore. Ndryshimi i tipologjise se marredhenieve sociale ka krijuar kushte te reja ne marredheniet e njeriut me shoqerine. Madje te duket paradoksale qe po perballemi edhe me kuptime te cunguara dhe te deformuara te ketyre marredhenieve qe jane baze per ekzistencen e shoqerise dhe zhvillimin e qyteterimit tone. Shoqeria tradicionale e dikurshme ka pasur tjeter tipologji marredheniesh me njeriun qofte ato paresore apo dytesore.
Po te shikojme realitetin duket se marredheniet paresore apo me sakte ato qe kane te bejne dhe qe shfaqen konkretisht ne marredheniet prind-femije burre-grua mjek-pacient apo mesues-nxenes kane ndryshuar si tipologji kane pesuar transformime ne permbajtje dhe ne menyren e realizimit te tyre. Te gjithe sot jemi te shqetesuar qe keto marredhenie paresore qe dikur kane qene me te qarta standarde dhe te normativizuara ne shoqerine tone tani kane pesuar transformime shformime dhe ruptura te thella strukturore dhe kompozicionale. Keto marredhenie qe dikur kane pasur ne baze vlerat e hierarkise autoritetit dhe pushtetit te te madhit ndaj te voglit te prindit ndaj femijes te mesuesit ndaj nxenesit apo te burrit ndaj gruas tashme jane demokratizuar deri ne ate shkalle saqe edhe ne shoqerine tone te dites nuk kane me aq shume vlere elementet vertikale te autoritetit qe kane qene eficente dhe te pushtetshem per shkak te moshes se individit raporteve reciproke apo edhe te rolit social.
Marredheniet paresore ne shoqerine shqiptare tashme jane ne nje proces te komplikuar dhe te koklavitur sepse ne te njejten kohe edhe jane demokratizuar por dhe kaotizuar. Duket sikur shoqeria nuk ka me rregulla sociale per shkak se lidhjet midis njerezve nuk jane me te vertikalizuara dhe autoriteti ne grupe te tilla tradicionale nuk funksionon me sipas linjes sociale konstante tradicionale nga lart-poshte apo si pushtet qe buron dhe ushtrohet nga me i madhi te me i vogli nga burri te gruaja.
Marredheniet e horizontalizuara midis njerezve ne shoqerine tone bashke me autoritetin demokratik qe buron nga respektimi i te drejtave te njeriut pavaresisht nga lidhjet e gjakut mosha pozicioni hierarkik roli social qe luan njeriu ne keto marredhenie te drejtperdrejta jane bere tipologji sunduese e ndertimit te marredhenieve ne shoqerine shqiptare te diteve tona. Ky hap eshte ne thelb nje zhvillim progresiv qe duhet pranuar si tregues i emancipimit social te shoqerise sone. Por nga menyra se si po realizohet ne shoqerine tone ky zhvillim ka sjelle turbulenca sociale prishje te strukturave funksionuese te sistemit te vjeter te marredhenieve paresore te njerezve duke sjelle shume deformime ne shoqeri anarki dhe kaos moral ne konceptimin e roleve qe luan cdo njeri qe eshte i lidhur dhe i kondicionuar ne keto marredhenie qe pavaresisht ndryshimeve tipologjike qe kane pesuar mbeten lidhje themelore dhe ekzistenciale per njeriun dhe shoqerine tone.
Nuk eshte rastesi qe sot ne shoqerine shqiptare institucionet qe po perjetojne me shume krize marredheniesh qe kane shqetesime funksionuese dhe veshtiresi ne marredheniet edukative jane pikerisht institucionet e ndertuara mbi bazen e marredhenieve paresore te njerezve qe i formojne ato. Ndaj njerezit tane jane te shqetesuar sepse problemet me te medha shoqeria shqiptare i ka me shume pikerisht ne ato institucione te cilat ndertohen mbi bazen e marredhenieve paresore te tilla sic jane institucionet dhe strukturat ekzistenciale baze te organizimit te jetes sociale si martesa familja shkolla etj. Pikerisht duke mos dashur qe te bej nje liste te plote te problemeve qe shfaqen ne grupet paresore qe funksionojne ne keto institucione sociologjikisht dhe realisht ne to po zhvillohen problemet me komplekse aty po shfaqen kontradiktat e thella interpersonale komunikimet e vrazhda zhvillohen kontradiktat qe jane te perqendruara kryesisht ne marredheniet e burrit me gruan te prindit me femijen apo te mesuesit me nxenesin.
Keto grupe paresore kane probleme thelbesore qe lidhen jo vetem me menyrat e reja te kompozimit modern te tyre por dhe me ndryshimet konceptuale dhe demokratike qe kane marre marredheniet vertikale dhe horizontale qe zhvillohen midis pjesetareve te tyre. Ajo qe ka parashikuar disa dekada me pare sociologu amerikan Robert Park se ne cdo shoqeri sado moderne qe ajo te jete do te kene rendesi ekzistenca dhe funksionimi i grupeve paresore ne te cilat njerezit ngaqe jane afer apo balle perballe prane e prane me njeri-tjetrin jane te detyruar te kene marredhenie e lidhje te vecanta te cilat sipas tij hellipjane marredheniet me te thella dhe me reale te jetes.
Grupet paresore apo lidhjet qe krijojne njerezit tane ne martese familje shkolle institucione fetare jane baze e organizimit dhe funksionimit te jetes sociale ne shoqerine tone. Ato jane struktura qe ndertohen ne baze te marredhenieve te domosdoshme dhe te paneglizhueshme. Prandaj duhen vleresuar lidhjet qe krijojne njerezit qe ne keto institucione jane lidhje direkte marredhenie qe funksionojne balle perballe dhe te lidhura nga shume fije te jetes intime dhe me shume kondicionime te tjera te jetes se perbashket sociale. Keto jane bashkesi te vogla ne dukje por themelore dhe me shume vlere sociale per mbajtjen ne kembe te rregullit moralit komunikimit te marredhenieve sociale te rregulluara ne menyre humane. Nese keto grupe cenohen strukturalisht apo marredheniet e drejtperdrejta te njerezve brenda tyre te pasqyruara nga pikepamja sociale ne lidhjet burre-grua prind-femije mesues-nxenes prishen apo nuk funksionojne rreziqet per shoqerine behen me iminente dhe ekzistenciale.
Natyrisht shoqeria jone sa me moderne te behet aq me shume ka nevoje jo vetem per qendrueshmerine dhe funksionimin e grupeve paresore ne te cilet lidhjet midis njerezve jane te drejtperdrejta intime dhe te pandermjetesueshme por dhe te krijimit te marredhenieve te lidhjeve dytesore qe krijohen midis grupeve dytesore ne te cilat lidhjet midis shoqerise dhe njeriut jane me te terthorta por qe ne kushtet e shoqerise moderne jane me shume vlere dhe kane funksione te rendesishme sociale te pashmangshme.
Krijimi i grupeve dhe lidhjeve dytesore ne kohen tone jane te domosdoshme. Njerezit tane po i krijojne ato jo nga qejfi por sepse e ndjejne se sa me shume moderne behet shoqeria aq me shume zbehen lidhjet dhe grupet paresore. Jetojme ne kohe te reja kur ne shoqerine tone po shfaqen kerkesa dhe nevoja te perbashketa sociale qe nuk mund te realizohen brenda sferes se ngushte te grupeve paresore dhe te institucioneve qe kane lidhje direkte. Shoqeria jone sa me moderne behet aq me e afte duhet te jete qe shume probleme te perbashketa te jetes dhe te njeriut si qytetar abstrakt ti plotesoje ne hapesiren e gjere te lidhjeve dytesore ne te cilat shfaqemi si qytetare qe kemi me njeri-tjetrin lidhje te detyruara dytesore apo te terthorta.
Kjo eshte sfida me e madhe e shoqerise dhe e qyteterimit tone qe tani eshte ne fazen me te veshtire te tranzicionit ne procesin e kalimit nga qyteterimi i ndertuar mbi parime tradicionale i bazuar ne rolin prioritar te familjes dhe marteses shkolles dhe grupeve te tjera paresore te lidhjeve direkte midis njerezve qe kane lidhje gjaku dhe fisi ne krijimin e kushteve per zgjerimin e marredhenieve te terthorta qe ne shoqerine tone kane filluar te prodhojne kapital social dhe te krijoje kushte qe mundesojne plotesimin e nevojave qe kemi bashkerisht. Ato qe nuk mund te realizohen pa strukturat e jetes sociale pa institucionet e lidhjeve dytesore te cilat jane baze sociale dhe faktor komplementar per te zbutur defektet qe vijne nga destrukturimi dhe zbehja e grupeve paresore e lidhjeve te drejtperdrejta te njerezve ne to.
Shume probleme te jetes se perditshme ne shoqerine tone tani kane dale nga suaza e lidhjeve paresore dhe nuk mund te plotesohen ne hapesiren e ngushte te institucioneve te tilla si martesa familja shkolla etj. Ka shume gjera kerkesa dhe interesa te cilat ne i do ti plotesojme nepermjet institucioneve dytesore dhe lidhjeve pa njohje direkte apo permes lidhjeve qytetare impersonale.
Shume sherbime dhe nevoja te qytetareve tani dhe ne te ardhmen akoma me shume do te plotesohen nga funksionimi i grupeve dytesore ne te cilat krijohen lidhje sociale te domosdoshme jo te personalizuara. Ato fillojne nga marredheniet me fqinjet per te mbajtur rregull urban ne qytet deri te detyrimet komunitare te jetes komunitare dhe te fqinjesise se mire. Lidhja me njerezit qe kryejne sherbime me spekter te gjere publik nga biletashitesi i urbanit deri te varrmihesi i fundit i jetes se njeriut jane lidhje vertet dytesore por me shume rendesi per organizimin e jetes moderne. Duhet te pranojme qe situata ne krijimin dhe funksionimin e grupeve dytesore dhe te lidhjeve te terthorta qytetare per shkak te mungeses se tradites dhe standardeve te qyteterimit eshte duke u perkeqesuar. Ndoshta eshte mentaliteti tradicionalist gjysme arkaik i institucioneve te mbyllura qe ndikon ne kete situate ne te cilen ende ne nuk jemi bere qytetare me stature te afte te krijojme lidhje te terthorta mbi bazen e te cilit njerezit ne kohen moderne zgjidhin shume probleme te jetes se perditshme ndertojne marredhenie dhe vendosin kode dhe rregulla morale te perbashketa qe nuk mund te realizohen ne suazen e grupeve paresore brenda lidhjeve te ngushta qe zhvillohen ne familje ne shkolle dhe institucione te tjera ne te cilat lidhjet jane konkrete te personalizuara me qark te mbyllur. Ne shoqerine tone grupet dytesore po marrin gjithnje e me shume perparesi sepse marredheniet sociale te qyteterimit po behen me te komplikuara me fitimprurese per njeriun sesa lidhjet paresore dhe jeta ne grupet e mbyllurahellip