Pezullojne aktivitetin 20 hotele ne Sarande
Sinjali i pare dhe me i forte i ndarjes nga sezoni veror 2010 eshte dhene nga subjekte te hotelerise qe ofrojne sherbime turistike. Recepsione te heshtura hotelesh dhe dyer qe kane humbur gjallerine e klienteles se gushtit madje qe kane nisur te mos hapen fare. Kjo eshte panorama me e zakonshme e hoteleve te Sarandes ndersa shtatori po prek gjysmen e vet. Kjo nuk mbetet nje pershtypje por edhe nje akt administrativ pasi mesohet se 20 hotele kane pezulluar edhe zyrtarisht aktivitetin. Keshtu thane ne zyren qe Qendra Kombetare e Regjistrimit ka ne Sarande.
Ndersa ne Drejtorine e Tatim-Taksave ne Bashkine e Sarandes ende nuk kishte mberritur deklarimi i pezullimit te aktivitetit te tyre si ne rruge elektronike ashtu edhe ne rruge shkresore. Kjo per drejtorin Lefter Thomai do te thote se detyrimet e subjekteve ndaj bashkise do te vazhdojne dhe do te kerkohen si te funksiononin normalisht edhe ne shtator pasi pagesat kryhen mbi baze 3-mujori. Tani mbetet te monitorohet nese vertet aktiviteti hotelier per 20 njesite akomomoduese pa NIPT nuk do te vazhdoje ne te zeze.
Nderkaq ne zyren e Qendres Kombetare te Regjistrimit thane se me te ndjeshem se sa hotelet kane qene baret dhe restorantet qe ofronin sherbim turistik ne Ksamil Bunec e Borsh dhe ne Shpellen e Lukoves. Aktiviteti i tyre figuron i pezulluar prej 22 gushtit dhe kjo eshte shoqeruar edhe me dorezimin e NIPT-it ne QKR. Shpallja e mbylljes se aktivitetit prej tyre eshte edhe me e besueshme per punonjesin e QKR-se. Sipas tij qe prej 22 gushtit deri 10 shtator nga 60 hotele dhe bare-restorante jane bere cregjistrime apo pezullime te se drejtes per te ushtruar aktivitete ne Ksamil Bunec Borsh Shpella e Lukoves.