AKEP ka mundesi per 4 licenca 3G njeheresh
Ditet e fundit po diskutohet se tepermi ceshtja e licencave 3G si dhe kundershtimi ne grup qe i kane bere operatoret mobile idese se leshimit nga AKEP te vetem 1 licence dhe me cmim dysheme 12.5 milione euro.
Por cfare eshte teknologjia 3G3G eshte nje teknologji pa tel e cila mundeson qe klientet e saj te marrin INTERNET me shpejtesi te madhe deri ne 8 Mb/sek. E reja e saj eshte qe kjo mundesi per internet do jete jo vetem ne celular por kryesorja eshte se kjo do tu ofrohet te gjithe kompjutereve fiks ose portabel kudo qe ndodhen ne qytet apo fshat shkolle apo zyre komune apo bashki pra kudo ku sot mundesia per te marre internet me kabllo mungon.
Nga ana tjeter fakti qe sot depertimi i kabllos ne Shqiperi eshte shume i vogel vetem 12 ne vitin 1991 ishte 4 praktikisht e ka lene vendin tone te fundit ne Europe dhe ne rajon lidhur me depertimin e internetit.
Specialistet e IT dhe shoqatat perkatese e shohin teknologjine 3G si mundesine e vetme reale per Shqiperine per te kapur ritmin e zhvillimit te vendeve te tjera.
Nga ana tjeter projektet e rendesishme qe ka zhvilluar qeveria si projekti i internetit ne shkolla dixhitalizimi i Shqiperise aplikimi online etj. kerkojne qe mundesine per internet ta kene te gjithe dhe me kosto te perballueshme.
Shqetesimi qe ngrene shoqatat dhe specialistet e IT lidhen me faktin se projekti i qeverise per te dhene vetem 1 licence dhe me cmim shume te larte prej 12.5 milione euro do ta ktheje praktikisht sherbimin 3G ne molle te ndaluar per pjesen me te madhe te popullsise si pasoje e kostos se larte per ndertimin e rrjetit 3G nga operatoret te cilet do ti kalojne keto kosto ne cmime te larta per konsumatoret.
Specialistet shoqata e IT si dhe Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve propozojne qe ne perputhje me rekomandimet e AKEP te jepen njekohesisht 4 licenca gje e cila do sjelle
- rritjen e kapaciteteve si pasoje e rritjes se investimeve nga te gjithe operatoret pra me shume kanale dhe mundesi per te marre internet dhe
- rritjen e konkurrences nga prania e te kater operatoreve qe do perkthehet ne cmime me te uleta per konsumatorin e rrjedhimisht ne rritjen e numrit te perdoruesve duke ndikuar ndjeshem ne rritjen ekonomike te vendit.
Nderkohe sipas drejtuesve te kompanive celulare sherbimi 3G eshte nje dimension krejt i ri i komunikimit dhe perhapja e kesaj risie mundesohet vetem permes ofrimit ne menyra te njejta nga te gjitha kompanite.
Thelbi i debatit lidhet me qendrimin e ministrit i cili ne deklaraten e fundit tha se Perdorimi i teknologjive te brezit te trete te njohura si 3G apo Third Generation nga kompanite celulare do te sjelle nje kapacitet shume me te larte ne transmetimin e te dhenave ne aparatet celulare dhe do te rrise shume here shpejtesine e internetit ne keto aparate.
Por per kompanite 3G-ja nuk eshte thjesht internet i shpejte ne celular por dicka me shume qe shkon pertej teknologjise aktuale.
Per Petraq Shomon kryetar i bordit drejtues te celularit Plus eshte shume e rendesishme per Shqiperine forma sesi do te procedohet per licencen 3G ne menyre qe te permiresohet shkalla e dixhitalizimit ne te gjitha qelizat e saj. Kjo mund te arrihet ne dy menyra me ofrimin e te kater operatoreve njeheresh te licences 3G sepse do te ofroje kater autostrada te cilat mundesojne nje depertim sa me te madh te internetit ne te gjithe vendin dhe se dyti duke qene te kater konkurrente ne gare do te kete cmime me te uleta dhe konkurruese per konsumatoret shqiptare.
Tjeter debat lidhet me situaten monopol qe shqeteson seriozisht kompanite celulare. Sipas drejtorit te pergjithshem te Eagle Mobile Ali Taksin Eumlshte e drejte qe te jepen 4 licenca aq sa jane dhe operatore celulare. Kjo eshte ne te mire ne radhe te pare per konsumatoret shqiptare per ekonomine ne teresi por edhe per ne vete kompanite. Ne cdo rast kur i jepet e drejta vetem njerit hapet rruga per situate monopoli. Kurse drejtori i pergjithshem i kompanise Vodafon Haris Broumidis e ve theksin te perfitimi jo vetem i konsumatoreve apo i kompanive private por edhe te vete shtetit qe rrit te ardhurat dhe punesimin ne rast se jep kater licenca njeheresh.
Drejtori i AMC-se Stefanos Oktapodas duke u nisur nga pervoja e gjate europiane verteton se 3G promovohet me mire kur jepet me shume se nje licence. Teknologjia 3G eshte hapi i radhes ne rritjen e tregut shqiptar te telekomunikacionit tha Oktapodas.
Sakaq qe debati ka nisur te zgjerohet akoma e me shume ministria vijon te mos terhiqet nga plani i saj duke i vendosur te katert operatoret ne nje dileme te madhe per pjesemarrjen ne tender apo akoma me keq ne vendimin per te mos marre pjese ne kete tender. Kjo padyshim do ishte nje hap prapa pasi sic thote perfaqesuesi i Plus ajo qe ka rendesi ne fund te fundit eshte qe shqiptaret te kene nje akses me te mire dhe me te lire interneti dhe ne cdo skaj te Shqiperise.