Buxheti rikthehen debatet PD-PS per 21 janarin
Shqyrtimi i buxhetit te shtetit per Ministrine e Brendshme rikthen debatet mes mazhorances dhe opozites per ngjarjen tragjike te 21 janarit. Mbledhja e Komisionit Parlamentar te Sigurise ne te cilen ishte i pranishem ministri i Brendshem Bujar Nishani ka risjelle 21 janarin ne te cilen humben jete 4 demonstrues te opozites. Ai e cilesoi kete ngjarje si kriminale dhe te shemtuar dhe kerkoi qe opozita te ndihmoje ne zbardhjen e saj duke deshmuar ne prokurori. Lideri i opozites zoti Edi Rama ka vleresuar thirrjen tuaj dhe eshte shprehur i gatshem qe te gjithe perfaqesuesit e opozites te cilet duhet ti drejtoheshin i jane drejtuar institucioneve te drejtesise sa here u eshte kerkuar per ngjarjen e 21 janarit. shte mire qe ju si maxhorance dhe si qeveri te coni para drejtesise edhe ata punonjes te gardes se Republikes qe sfiduan prokurorine duke bere nje super-skandal shteteror ne shkelje te hapur kushtetuese dhe te mos e permendni me 21 janarin si nje dekorate te madhe te maxhorances. 21 janari eshte turp eshte krim politik i bere ne drite te diellit ne sy te gjithe shqiptareve dhe te te gjithe nderkombetareve replikoi nenkryetari i Komisionit te Sigurise socialisti Ilir Gjoni. Por Nishani eshte fokusuar serish ne ceshtjen e 21 janarit duke theksuar se sa i perket 21 janarit ajo qe une dua te them eshte se nuk dua te hyj ne detaje per shkak se ka nje hetim cdo person i cili thyen ligjin do te marre reagimin me te rrepte te ligjit. Jam i bindur megjithese eshte ceshtje qe po hetohet por jam i bindur qe cdo qytetar sot i Shqiperise dhe cdo qytetar europian qe pa permes ekraneve televizive eshte i bindur qe ajo ishte nje ngjarje kriminale dhe antiligjore. Hetuesi prokuroria duhet te gjeje dhe te denoje organizatoret dhe zbatuesit e nje ngjarje kriminale theksoi Nishani. Kjo solli me pas edhe reagimet e socialisteve te tjere ne mbledhje. Une do ta quaja nje ngjarje kriminale vrasjen e qytetareve me duar ne xhepa jo nje por te kater personave replikoi socialisti Asllan Dogjani. Ndersa deputeti i opozites Bizhga theksoi se ngjarja e 21 janarit ndan ne dy pjese opoziten dhe mazhorancen qytetaret qe protestuan ne menyre demokratike dhe u vrane ne mes te qytetit. Rreziku per tu perseritur ngjarje te tilla eshte shume i larte.
200 policet shteseMinistri i Brendshem Bujar Nishani beri te ditur ne komision se per vitin 2012 do te kete 200 police shtese duke bere te ditur edhe shkurtime ne administraten e Ministrise se Brendshme. shte bere nje plan paraprak per rritje ne 200 te efektiveve te policise ne terren. Kjo do te realizohet me nje plan paraprak me reduktim te administrates burokratike. Keta efektive do te jene ne patrullat e pergjithshme dhe ne policine e kufirit. Kjo shtese vjen si rezultat e nevojes se shfaqur per te plotesuar raportin punonjes policie/numer popullsie qe edhe nga raportet e organizatave partnere nderkombetare eshte ngritur nje problematike qe kerkon zgjidhje tha Nishani. Nenkryetari i Komisionit te Sigurise socialisti Gjoni u shpreh kunder kesaj shtese te numrit te policeve. Mos e shtoni numrin se jane bere shume shtesa ne organiken e Drejtorise se Policise. Beni reforme ne kete institucion iu drejtua Gjoni. Opozita ka kontestuar me pas edhe tenderin prej 3.9 milione USD per uniforma ceremoniale per 8670 punonjes. Deputetet Bizhga Gjoni dhe Dogjani kerkuan te mos e zhvillonin nje tender te tille por keto fonde ti kalojne per rritje pagash dhe per shperblimet e punonjesve te policise. PS nepermjet nenkryetarit Gjoni vendosi si kusht amendimin e buxhetit te Gardes se Republikes i cili llogaritet 8.2 milione euro ne kete vit. Opozita votoi kunder buxhetit ne komision. Ai mori 7 vota pro te mazhorances dhe 6 kunder te socialisteve.