E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti për vendorët, debate në komisionin e ligjeve

Komisioni i ligjeve është shoqëuar me debate mes Zv.ministrit të brendshëm Ferdinand Poni dhe deputetët socialistë në komision në lidhje me buxhetin për pushtetin vendor.
 

Deputetët e majtë kanë deklaruar se ka diskriminim në ndarjen e fondeve për rajonet dhe sipas tyre janë bërë dallime politike në shpërndarjen e buxhetit.
 

Por kjo deklaratë është hedhur poshtë nga Zv. Ministri Poni i cili ka deklaruar se nuk ekzistojnë keqpërdorimet politike në shpërndarjen e fondeve për rajonet. Sipas tij ka bashki që i harxhojnë para kohe fondet e tyre ndërsa ka shtuar se nuk ka kontradita me ligjin e pushtetit vendore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›