PD sinjale pozitive ne drejtim te Bujar Leskajt
Partia Demokratike tregoi dje nje qasje perafruese ndaj kandidatures se propozuar nga Presidenti Bamir Topi per Kontrollin e Larte te Shtetit. Edhe pse nuk ka nje vendim zyrtar te grupit parlamentar te PD-se per ta pranuar ose jo Bujar Leskajn si kryetar te KLSH-se deputetet demokrate shfaqen dje veprime dhe deklarata afruese ndaj ish-kolegut te tyre. Dje paradite ne ambientet e nje bari te njohur ne kryeqytet dhe shume afer selise se Kryesise se Kuvendit u pane bashke duke pire kafe dy figura te rendesishme te PD-se kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi nen shoqerine e Leskaj. Pavaresisht se nuk dihet se cfare u tha ne takim i qarte eshte fakti se biseda ka qene e perqendruar te kandidimi i Leskajt si kryetar i KLD-se dhe gjesti i konsumimit te kafes duket afrues me shume se refuzues. Nje tjeter deklarate e ngrohte per Leskaj erdhi dje nga nenkryetari i grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka. Ne nje prononcim per mediat Paloka theksoi se deputetet e grupit parlamentar dhe ai vete kane nje mendim pozitiv per Leskajn ndonese sipas tij vendimi perfundimtar per kete kandidature nuk eshte marre. Vendimi zyrtar i demokrateve ka rendesi te madhe per shkak se do te jete percaktues per pranimin ose jo te kesaj kandidature. Kjo pasi Partia Socialiste ka vendosur zyrtarisht se nuk do ti jape votat per kete kandidature te propozuar nga Topi. Tashme partise me te madhe te mazhorances i mbetet barra e fatit te Leskajt drejt KLSH-se. Deklarata qe do ta zyrtarizoje apo jo kete kandidature ne krye te KLSH-se eshte ajo e Kryeministrit te vendit njekohesisht kreut te PD-se Sali Berisha. Kryeministri nuk ka pranuar te prononcohet deri tani per kete ceshtje dhe kjo pritet te ndodhe ne mesin e javes kur ai do te kthehet edhe nga vizita zyrtare ne Izrael. Bujar Leskaj eshte aktualisht anetar i Keshillit Kombetar te PD-se struktura e larte drejtuese e kesaj partie. Ai ka qene per kater vite deputet i Partise demokratike dhe nga viti 2005 deri me 2007-n ka mbajtur funksionin e ministrit te Turizmit dhe Kultures.