E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia projekte diplomatike dhe ekonomike me Izraelin

Vizita Berisha konfirmoi hapjen e nje ambasade izraelite ne Tirane dhe kundershtimin per njohjen e Palestines

Kryeministri Sali Berisha i cili eshte duke zhvilluar nje vizite zyrtare ne Izrael mori premtimin se se shpejti ky vend do te celte nje ambasade ne Shqiperi. Ne takimin me lidere te larte te ketij vendi si Presidenti Shimon Perez dhe zevendeskryeministri njekohesisht kreu i diplomacise izraelite Avigdor Lieberman Berisha mori premtimin se marredheniet mes dy vendeve do te konsolidoheshin. Pervec marredhenieve politike kreu i qeverise foli edhe per konsolidimin e bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Izraelit ku energjia arsimimi dhe bujqesia ishin ne fokus te diskutimeve te tij me drejtuesit e shtetit izraelit. Mediat e Izraelit dhe ato te Lindjes se Mesme e vune theksin edhe te deklaratat qe kreu i qeverise shqiptare kishte bere per Palestinen duke i quajtur perpjekjet per nje njohje te ketij vendi si shtet nga Organizata e Kombeve te Bashkuara si nje sabotim te procesit te paqes. Pervec aspekteve politike dhe ekonomike te kesaj vizite Berisha gjeti rastin te vizitonte dhe shume vende te shenjta ne Jerusalem. Vizitat ne Malin e Zionit ne Tempullin e Malit dhe ne Kishen e Varrimit te Shenjte u konsideruan mbreselenese nga Kryeministri Berisha i cili theksoi se keto vizita i krijuan shume ndjesi per te shkuaren por i dhane edhe besim te madh per te ardhmen.

Diplomacia

Vizita e Kryeministrit Berisha ne Izrael tregon qarte anesine e vendit tone ne favor te shtetit izraelit sa i perket konflikteve historike qe ky vend ka me Palestinen. Pavaresisht se ne njoftimet zyrtare te Kryeministrit Berisha per viziten ne Izrael nuk permendet fare ceshtja palestineze nje nga gazetat me prestigjioze te ketij vendi Jeruzalem Post nuk le pa permendur diskutimet mbi kete teme te nxehte te Lindjes se Mesme. Ne kete gazete citohet Berisha te kete thene se oferta palestineze per tu njohur si shtet nga OKB-ja nuk eshte gje tjeter vecse sabotazh i procesit te paqes mes dy vendeve. Me tej gazeta thekson faktin se gjate takimeve me zyrtaret izraelite Berisha eshte shprehur se perpjekja e Palestines per te anashkaluar Izraelin dhe SHBA-ne eshte nje gabim. Paqja mes Izraelit dhe Palestines mund te vije vetem permes negociatave te drejtperdrejta mes dy shteteve. Qendrimi i Berishes vjen ne vazhdimesi te qendrimit qe mbajti edhe Shqiperia ne OKB duke refuzuar te njohe krijimin e shtetit te Palestines. Berisha u shpreh dje entuziast sa i perket celjes se nje ambasade izraelite ne vendin tone.

Ne darken qe shtroi mbreme zevendeskryeministri i Izraelit dhe ministri i Puneve te Jashtme zoti Avigdor Lieberman me dha lajmin shume te mire te vendimit qe ka marre ai dhe qeveria e tij per te hapur vitin qe vjen ambasaden ne Tirane. Ne shume vende qe ishin bere kerkesat dhe ishin shqyrtuar Tirana ishte nga ato te paktat kryeqytete ku qeveria e Izraelit ka vendosur te hape ambasaden theksoi Berisha duke e quajtur kete nje hap shume te rendesishem ne zhvillimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve.

Ekonomia

Kryeministri Berisha foli dje per nje bashkepunim te ngushte te Izraelit dhe Shqiperise sa i perket ekonomise. Kreu i qeverise theksoi se Presidenti Peres premtoi ne takimin me te se do te inkurajonte qeverine izraelite per intensifikimin e marredhenieve ne fushen ekonomike te arsimit ne bujqesi dhe ne te gjitha fushat me interes te perbashket. Berisha zhvilloi nje takim edhe me ministrin e Energjise dhe te Ujerave te Izraelit ku sipas tij u diskutua per te nxitur kompanite izraelite te marrin pjese ne projektet e energjise se rinovueshme ne Shqiperi. Ka sot kompani izraelite qe kane fituar koncesione te rendesishme ne HEC por mendoj se potenciali eshte per koncesione te tjera sikunder interesi ne fushen e energjise gjeotermike energjise solare dhe asaj te eres ishte shume i madh deklaroi Berisha pas takimit me ministrin izraelit. Me nota pozitive Berisha foli edhe per takimin miqesor qe sipas tij pati me Kryetarin e Parlamentit izraelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›