Buxheti rikthehet ne komisionet parlamentare per diskutim nen per nen
Pas miratimit në parim në seancën e së të premtes, pas 14 ore diskutimesh, buxheti i vitit 2012 do t’i nënshtrohet sërish diskutimeve në komisionet parlamentare. Gjatë kësaj jave komisionet parlamentare do të marrin në shqyrtim “nen për nen” dhe “në tërësi” buxhetin, duke reflektuar edhe ndryshimet, për të cilat palët politike kanë rënë dakord gjatë diskutimeve në seancë plenare. Shqyrtimi i buxhetit në Komisione duhet të përfundojë brenda datës 3 dhjetor, kur Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave duhet të mblidhet për të bërë miratimin përfundimtar të draftit.
Më tej drafti do të diskutohet në tërësi në seancën plenare e 5 dhjetorit, për të marrë edhe votën përfundimtare. Për miratimin e buxhetit,
edhe kësaj herë do të shërbejnë së paku 71 vota.
Në rast se edhe në seancën e datës 5 dhjetor, buxheti do të marrë miratimin, atëherë ai i kalon presidencës, ku kreu i shtetit duhet ta dekretojë për t’i hapur rrugë hyrjes së buxhetit në fuqi. Fondet e tij do të çelen ne mes të muajit janar 2012.