E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ul shpenzimet priret drejt nje administrate te vogel

Qeveria ka reduktuar shpenzimet në çdo zë buxhetor gjatë muajit tetor të këtij viti.

Një fakt i tillë konfirmohet në treguesit fiskalë për këtë muaj, të publikuar nga Ministria e Financave.

Ashtu, siç ka deklaruar edhe më parë, qeveria është duke operuar me një buxhet minimal, duke u prirur drejt një qeverie të vogël dhe duke reduktuar më së shumti shpenzimet.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton që për tetorin 2011, janë shpenzuar 27, 5 milionë lekë nga 32.2 milionë që ishin parashikuar të shpenzoheshin.

Kjo tregon që qeveria ka ulur shpenzimet me 5 milionë lekë.

Sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, në tetor vitit 2011, shpenzimet buxhetore arritën në nivelin e 22.7 milionë lekë, ndërsa një vit më parë ato ishin më të larta, 23. 6 milionë lekë.

Pra, për këtë vit, shpenzimet buxhetore janë ulur për muajin tetor me më tepër se 1.5 milionë lekë.

Po ashtu për 10 mujorin janar-tetor 2011, shpenzimet janë ulur me 3 milionë më pak se planifikimi, nga 249.5 milionë lekë janë shpenzuar për këtë periudhë 246.8 milionë lekë.

Reduktim ka në të gjitha zërat e shpenzimet si: personeli, shpenzimet operative për mirëmbajtje, shpenzimet për fonde speciale, shpenzime për buxhetin vendor etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›