E Shtunë, 31 Tetor 2026

OECD Te ndryshohen politikat monetare

Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, u ka bërë thirrje bankave qëndrore te vendeve anëtare të saj, të ndryshojnë sërish politikat monetare. Sipas OECD, normat e interesit të monedhave duhet të ulen pranë nivelit zero. Politikat monetare duhet të përshtaten me zhvillimin ekonomik dhe duhet të jenë tepër akomoduese, për shkak edhe të parashikimve etë ulëta të rritjes ekonomike.

Në një raport të saj OECD ka deklaruar se rreziqet e ngadalësimit ekonomik janë në rritje dhe vendet që kanë rritur normat bazë të interesit duhet t’i ulin ato.

Gjithashtu OECD i kërkon autoriteteve monetare të përgatisin një “plan emergjence”, duke përfshirë edhe opsione të pazakonta dhe të pa-testuara më parë, në rast të një lëkundjeje të fortë ekonomike. Përsa i përket Eurozonës, ku kriza e borxheve është përhapur në shumë vende dhe ka rënë ndjeshëm besimi i tregjeve, gjithashtu OECD i sugjeron Bankës Qendrore Europiane të ulë edhe më tej normat e interesit, pas uljes në 1.25% nga guvernatori i ri Mario Draghi.

Sipas Organizatës Eurotoëer duhet të sigurojë furnizim të mjaftueshëm me likuiditet dhe të ulët normat ndër-bankare në rreth 0.35%, nivele të njëjta me Shtatorin e 2008, kur falimentoi banka e investimeve Lehman Brothers. Përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OECD deklaron se Rezerva Federale, duhet të vazhdojë të mbajë normën e interesit në nivelin më të ulët historik prej 0.25%, të paktën deri në fund të vitit 2013.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›