E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sensibilizimi italian per blerjen e bonove

Italia po shfrytëzon mundësitë për daljen nga kriza përmes sensibilizimit mediatik. Në një apel të ndërmjetësit financiar, Giuliano Melani, që ka blerë një faqe të gazetës Corriere della Sera, ka dhënë një apel për riblerjen e borxhit publik Italian. Në dy ditë, 28 nëntor dhe 12 dhjetor mund të blihen tituj shtetëror, aktualisht në qarkullim pa asnjë komision nga bankat, pra bëhet fjalë për tregun dytësor të letrave me vlerë.

Në emetimin e këtyre bonove qeveritare janë përfshirë familje, biznesmenë, ndërmarrje por nuk mund të marrë pjesë asnjë investitorë institucional. Këtij apeli i janë përgjigjur politikanë, shoqata sipërmarrësish, banka të mëdha të vendit. Por janë përfshirë edhe shoqata e analistëve financiarë, të operatorëve të tregjeve financiare, pa u përjashtuar edhe futbollistët. Lojtarët e futbollit Italian i janë bashkuar kësaj iniciative për të shpëtuar financat e vendit, duke nxitur mbështetësit të blejnë obligacionet, por shumë qytetarë të thjeshtë janë treguar skeptikë për vënien e kursimeve të tyre në copa letre, sic shprehen ata. Futbollistët kanë premtuar të ndihmojnë me deri në 8 mld euro duke marrë pjesë në tregun e bonove. Edhe shoqata e bankave italiane ka inkurajuar klientët e tyre të blejnë bono qeveritare duke mos paguar komisione bankare sic ndodh zakonisht, thotë një drejtues i një banke të rëndësishme në vend.

Ne presim që kjo iniciativë të ketë ndikim pozitivë. Tregjet i kanë goditur bonot italiane në muajt e fundit, ndërkohë që janë rritur dyshimet mbi rritjen e borxhit public në 120% të PBB.

Por shumë prej qytetarëve nuk janë dakord me këtë iniciativë. Tradicionalisht italianët kanë qenë blerës të kujdesshmë të letrave me vlerë qeveritare. Por me klimën aktuale ekonomike italianët e kanë më të vështirë të marrin pjesë në skemën e kursimeve. Jemi të copëtuar shprehet një qytetare.

Nuk guxoj të ndryshoj asgjë me kursimet e mia. Vetëm duke i prekur gjërat mund të përkeqësohen, kjo është një fatkeqësi.
Jemi të frikësuar, jo vetëm ne por edhe miqtë tanë.

Bankat kombëtare dhe investitorët e tjerë mbajnë më shumë se 50% të borxhit publik italian, duke i dhënë mundësi vendit të jetë më pak i varur nga lëvizjet e investitorëve të huaj kundrejt vendeve me borxh të lartë si Greqia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›