Blushi Pse votova kunder buxhetit
Ligji me i rendesishem financiar i vitit u kalua ne oren 0420 te mengjesit me 74 vota pro dhe nje kunder ndersa 57 deputetet e opozites te cilet ishin te pranishem ne Kuvend nuk moren pjese ne votim. Vota e vetme kunder ishte e deputetit socialist Ben Blushi. Megjithese opozita ka vendosur nje marredhenie te kushtezuar me Parlamentin qe perkthehet ne pjesemarrjen ne seancat plenare por jo ne votimet e ligjeve deputeti Blushi ka marre
pjese ne votim duke votuar kunder buxhetit. I kontaktuar nga gazeta Panorama per kete ceshtje ai eshte shprehur se votimi ishte detyrim politik. Perderisa u shpreha kunder duhet te votoja kunder. Ne te vertete ajo ishte vote kunder buxhetit dhe kunder bojkotit. Jam i sigurt qe pas asaj seance shumica e deputeteve te PS-se kane kuptuar fuqine e Parlamentit te cilin e humbem per gjashte muaj per shkaqe qe koha i provoi te paarsyeshme. Ne u kerkojme shqiptareve te votojne kunder qeverise dhe nuk e bejme kete megjithese e kemi mundesine cdo dite.
Fjalimi
Ne fjalen e tij ne Parlament Ben Blushi e pershkroi buxhetin si kaotik dhe te nje qeverie ne ikje. Ai madje e krahasoi me nje familje e cila shpenzon me shume leke per nje bilete kinemaje sesa per librat e shkolles. Qe ky buxhet do ishte kaotik si buxheti nje shtepie e cila shpenzon me shume per bileta kinemaje sesa per librat e shkolles edhe kete mund ta mendoja dhe ky buxhet ne fakt e provon pa e fshehur dhe pa u ndrojtur prandaj mund te them se ne kete pike eshte nje buxhet i sinqerte ai nuk e mohon madhesine cilesine dhe mediokritetin e vet tha Blushi. Sipas tij qe ky buxhet te ishte buxheti i nje qeverie ne ikje sigurisht qe kete e dyshoja sepse zakonisht qeverite ikin pa e thene. Une them se qeveria ka sjelle nje buxhet per te ikur sepse e vetmja gje qe rritet ne kete buxhet eshte borxhi dhe kur qeverite marrin borxh te cilin e dine se nuk do kene kohe ta lajne qeverite behen gati te ikin. Nje tjeter problem i ketij buxheti sipas deputetit socialist eshte fakti qe ai u merr njesoj taksen si te varferve dhe te pasurve. Sipas Blushit te gjithe paguajne njesoj 10 per qind nga kryeministri deri te nje i papune. Pak dite me pare ky njeri tha Kjo eshte Shqiperia nuk ke ci ben. Deri me sot nuk kisha degjuar asnje kryeminister ne nje vend normal qe te thote ky eshte vendi im nuk ke ci ben. Por megjithese kjo eshte fjalia e nje njeriu te pashprese Sali Berisha nuk eshte i pashprese megjithese kjo eshte fjalia e nje njeriu te deshperuar Sali Berisha nuk eshte i deshperuar megjithese kjo eshte fjalia e nje njeriu te hutuar Sali Berisha nuk eshte as i hutuar megjithese kjo eshte fjalia e nje njeriu te varfer Sali Berisha nuk eshte i varfer megjithese kjo eshte fjalia e nje njeriu te palumtur Sali Berisha eshte i lumtur vijoi me tej Blushi. Ne fund te fjales se tij ai tha Shqiperia nuk eshte nje vend ske ci ben ajo ka nje kryeminister qe ske ci ben e megjithate jo edhe per shume kohe sepse gjithmone ke ci ben nje gjeje qe nuk ben.
Replikat Blushi- Berisha
Berisha i pergjigjet Blushit Blush pas kursit qe te beri Tom Doshi po te duartrokasin por dua te te them nje gje ketu se dal vivo je me dizaster se ne leter qe nuk lexohesh dhe Zoti e shpetofte partine tende. Tani zoteri ne qofte se ke ardhur ketu per te na bere narracion hajde prape por ketu je ne forum politik mor zoteri. Ketu flitet per politike nuk flitet per plagjiatura nuk lexohen doreshkrime se ja ku me erdhi mesazhi po lexon doreshkrimin e gjyshit. Ja ja ku e kam hajde hajde lexoje hajde merre ketu.
Blushi Do te te them nje gje qe ta kam kursyer ne fakt gjithe keto vjet ketu ne Parlament me ty dhe jashte Parlamentit. Une ty te njoh qe kur vije te shtepia e gjyshit tim ndjese paste dhe vidhje librat e tij. Vije per ndonje ilac dhe i vidhje libra. Kjo eshte e verteta keshtu te njoh ka nja 30 vjet. Por meqe fole per letersine time do te them edhe nje gje qe shumica ne kete salle e dine po nuk ta kane thene. Ty te kam personazh ne liber zoteri dhe te kam bere nje nder te kam nderruar emrin dhe ta kam bere me te bukur se ce ke. Do ta tregoj se cfare personazhi te kam. Ishte nje fshatar qe e conte fshati per te marre dru me gomar natyrisht. Nje here dy here tri here i rrezonte drute ai se ishte i paafte. Ketu mbaron personazhi im tani po ta shkruaj prape po ta rimarr kete personazh e di si do e bej Do ta bej qe pasi i rrezoi drute heren e pare heren e dyte heren e peste fshati vendosi qe te hidhte druvarin ne humnere dhe te mbante gomarin se ishte me i vlefshem. Kjo eshte historia jote.
Sali Berisha Une shkruaja ndonjehere ne te rralle dhe nje nga tregimet e mia te pabotuara do tua rrefej sonte eshte per Blushin por jo Beni ecen vete. Blushi qe ne moshen 3-5 vjecare ka mbajtur doren ne allci sepse vidhte te te gjithe komshinjte. Po. Ua them une ju absolutisht po nuk e njihni ju e njoh une. E mbylla. Ia lidhte doren me allci vetem qe tia hiqnin doren. Nuk e dini ju e di une eshte e vertete kjo. Kaq.
ADI SHKEMBI