Buxheti votohet me 76 vota, ne 03.00 pas mesnate
TIRANE - Mazhoranca votoi dje ne oret e para te mengjesit buxhetin suplementar te shtetit per gjashtemujorin e dyte te vitit. Me nje shumice prej 76 votash dhe ne mungese te opozites, e cila braktisi sallen, te djathtet kaluan ne parim projektin, qe, sipas tyre, do te rrise me 10 per qind pagat dhe pensionet. Votimi u realizua pas nje seance maratone prej shtate ore debatesh te gjata per kete ceshtje. Ku nuk munguan dhe perplasjet, replikat e forta mes deputeteve per investimet, pronat, ushtaraket e ish-te perndjekurit politik. Gjate diskutimeve ne oret e para te mengjesit, Kryeministri Sali Berisha, qe shpesh here gjente kohe dhe replikonte me opoziten, vleresoi se buxheti suplementar i qeverise se tij eshte nje produkt i realizimit te reformave dhe vjeljes se taksave ne sektore, ku dikur, sipas tij, levrinte korrupsioni, si dogana e tatime. "Nuk doni ta votoni, se nuk mund te pajtoheni me rritjen e pensioneve e pagave", vleresoi Kryeministri.
Nje e nga nje me radhe, deputetet e opozites e kundershtuan, si nje nga nismat me te deshtuara te qeverise. Madje, sipas deputetit socialist, Pandeli Majko, projekti eshte nje kopje e shemtuar e buxhetit te prezantuar nga qeveria ne dhjetor te vitit qe shkoi. Sipas qeverise, projekti i miratuar dje ne parim mundeson rritjen e pensioneve, pagave, por dhe investimeve te shumta ne vend. Nga te dhenat e bera publike, rezulton se nga rritja e pensioneve do te perfitojne rreth 800 mije familje ne qytet dhe ne fshat. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti, pra duke nisur nga 1 korriku, pensionet do te rriten me rreth 15 per qind ne fshat dhe 10 per qind ne qytet. Rritje, sipas buxhetit suplementar te prezantuar nga ekzekutivi, do te pesoje dhe ndihma ekonomike qe jepet per shtresat e varfra, por dhe sistemi i pagave ne teresi. Si per ato ne shendetesi, arsim apo dhe ne administrate. Ne buxhet nuk jane perfshire te ardhurat e ARMO-s apo privatizimeve te tjera, por vetem te ardhurat e krijuara nga "disiplina financiare", sic e quajti ministri i Financave, Ritvan Bode, ne seancen e djeshme plenare. Parate e privatizimit te ARMO-s do te shkojne per rrugen Rreshen-Kalimash. Rreth 20 miliarde leke jane fonde te gjeneruara rishtas ne buxhet nga tejkalimet ne tatime, dogana dhe nga fitimi i kompanive shteterore, ndersa pjesa tjeter jane fonde qe nuk kane mundur te perdoren sipas llogarive te buxhetit 2008. Por, nga ana tjeter, ne Kuvend u sqarua fare mire nga ministri Bode se nuk ka leke per kompensimin e pronareve, per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike, apo per ish-ushtaraket. Si shqetesime e akuza te ngritura keto nga opozita, ministri nuk mundi t'i shuaje dot. Ndonese te majtet, u ankuan se pse nje fond i caktuar nuk i shkon shendetesise, apo arsimit. "Nuk ka lene kete buxhet per ministrite. Nuk eshte parashikuar nje ndarje e tille", sqaroi ministri. Por, ministri nuk dha sqarime te metejshme per ushtaraket dhe minatoret. Ai u mjaftua ne dhenien e pergjigjes se per keto kategori jane hartuar nga qeveria projektligje e ligje te posacme, e ndaj veprimtaria e tyre rregullohet me ligje te posacme. Projektligji per buxhetin suplementar te shtetit do te diskutohet per keto dy dite ne komisionet parlamentare te Kuvendit, nen per nen. Ne seancen e neserme, pritet qe te behet votimi nen per nen dhe ne teresi i tij. Duke mbyllur keshtu kapitullin e debateve mbi fondet shtese, qe do te kete vendi ne gjashtemujorin e dyte te vitit. Nje pjese e parave, sipas ekzekutivit, do te shperndahet ne investime te ndryshme ne infrastrukture ne rrethe te vendit. Rozeta Rapushi