Ekonomia, voton ne teresi buxhetin
Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi dje nen per nen buxhetin suplementar te shtetit dhe pa pranine e opozites. Anetaret e djathte ne kete komision, nuk e paten problem te kalojne nje e nga nje te gjitha nenet e buxhetit suplementar dhe pa pranine e opozites se majte. Te vendosur qe buxheti te miratohet ne teresi, pa humbur kohe, ne seancen plenare te dites se enjte. Duke qene se eshte dhe java e fundit e punes per kete sesion parlamentar. Deputetet e mazhorances miratuan te gjithe nenet me nje ndryshim te vogel. Ne nje prej neneve, deputetet demokrate vendosen qe t'i kerkojne Ministrise se Financave fonde shtese per shpenzimet operative te Kuvendit. Nga ana e saj, opozita e majte eshte e vendosur qe te mos marre pjese ne mbledhjet e komisioneve, kur do te diskutohet per buxhetin suplementar. Te majtet shprehen kunder buxhetit suplementar ne teresi, ndaj dhe nuk do te pranojne diskutime per te. Buxheti kap vleren e 20 miliarde lekeve ne total.