E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i pavarur, i vetmi ne Byrone Parlamentare

I vetmi ze kunder, ne mbledhjen e djeshme te Byrose Parlamentare, ku u vendos perjashtimi i Taulant Balles nga Kuvendi, ishte Spiro Peci. Ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura, mesohet se Peci u ka kerkuar anetareve te Byrose qe, para se te marrin nje vendim, ata duhet te shohin mire procesverbalin e seances plenare, ku plasi sherri banal mes Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit te opozites, Balla. Duke qene se asnje nga anetaret e majte te Byrose nuk moren pjese ne mbledhje, Peci theksoi se nuk mund te merret vendim pa u analizuar mire ngjarja, aspak e hijshme qe ndodhi ne oret e para te mengjesit ne Kuvend, ku anetaret degjeneruan ne fyerje e ofendime ndaj njeri-tjetrit. Sipas Pecit, eshte e nevojshme qe Byroja te marre nje vendim te sakte. Per pasoje, ai ishte i vetmi deputet qe votoi kunder ndeshkimit me perjashtim nga Kuvendi per 15 dite te deputetit Balla. Pas insistimit te Pecit, qe situata te analizohet me thelle, Byroja Parlamentare vendosi pa asnje hezitim qe te perjashtoje Ballen. Pro votuan kater anetaret e tjere te mazhorances te pranishem Jozefina Topalli, Arian Madhi, Fatos Beja dhe Zamir Coba. Keshtu, ne mazhorance dhe pa pranine e anetareve te opozites, Byroja ndeshkoi serish deputetin socialist per prishje te qetesise ne sallen e seancave plenare, fyerje dhe shkaktim te problemeve te shumta gjate punimeve. Topalli vleresoi edhe se nje vendim i tille ndaj deputetit te selise roze eshte i vonuar. Kjo, pasi Balla, sipas saj, ne jo pak raste ka qene problematik ne zhvillimin e seancave plenare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›