Braçe:Qeveria të ndihmojë kategoritë ne nevojë
Në seancën plenare që po zhvillohet në këto momente, nënkryetari i PS-së,Erjon Braçe duker folur për kategoritë sociale në nevojë,u shpreh se nga mungesa e vëmendjes së qeverisë, numri i tyre po shtohet. Duke iu referuar kërkesës së të verbërve të Shqipërisë, Braçe kërkoi që të garantohen kushte më të mira për këta persona. "Kërkesa e 10 mijë të verbëve lidhet me atë çka përbën një detyre të qeverisë, për t'i dhënë atyre pagën mujore", tha Braçe. Sipas tij, duhet të plotësohen kërkesat e këtyre të berbërve në mënyrë që të mos shkohet në protesta. Braçe foli edhe për ish-punonjësit e kompanisë Armo, sipas të cili punonjësit e kësaj ish-kompanie shtetërore nuk po marrin dot pagën e tyre. "Faji mund të hidhet ngado. Në jemi këtu për të kërkuar zbatimin e vendimit e vendimit për t'i dhënë atyre rrogat", tha Braçe.Braçe tha se e njëjta problematikë po shfaqet edhe në kompaninë Alb Petrol, të cilët nuk po përfitojnë pagesat prej tri muajsh. "Ky problem është në Patos, në Kuçovë ne Fier edhe në disa qytete të tjera", tha Braçe.