E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu-Drobnjak:Kroacia do mbështesë integrimin e Shqipërisë

Dy ditë para se të hyjë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, Shqipëria po përgatitet të zbatojë të gjithë termat e kësaj marrëveshje, duke u bazuar në modelin kroat. Kështu përveçse dy vendet tona do të behen në të njëjtën kohë anëtarë të NATO-s, Kroacia do të asistojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryenegociatori kroat për integrimin në BE, Vladimir Drobnjak pas takimit me ministren Bregu, ka garantuar për mbështetjen dhe ekperiencën e vendit të tij në këtë proces.Shqipëria ka zgjedhur modelin kroat si udhërrëfyes për anëtarësimin në BE ,duke filluar nga zbatimi i MSA-së deri tek aplikimi për statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›