Buxhetin faktik 2011 ne Komisioni i Ekonomise

Buxheti faktit i 2011 dhe të dhënat për të janë pasqyruar në Komisionin e Ekonomisë nga ministri i Fanancave, Ridvan Bode. Gjatë raportimit të tij në këtë komisioni, ministri Bode ka vënë në dukje faktin se pavarësisht krizës globale vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike, e cila arrin në nivelin e 3.3%.
Ndërkohë që sipas tij, borxhi publik kap shifrën prej 59.4 përqind.
“Rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka qënë 3.3 për qind, inflacioni 3.5 për qind ndërsa punësimi është rritur me 1.7 për qind dhe kjo shifër është e kënaqshme duke pasur parasysh krizën ekonomike. Investime janë financuar nga mbledhja e taksave, ndërsa arsimi dhe mbrojtja janë prioritet në këtë buxhet”, vuri në dukje Bode, duke shtuar faktin se janë reduktuar shpenzimet administrative.
Gjatë punimeve në këtë komision ka raportuar dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i cili propozoi nevojën e amendimeve kushtetuese në mënyrë që borxhi publik të mos e kalojë nivelin e 60%.