Nis viti i ri akademik ministri Tafaj ne Vlore

Kanë nisur vitin e ri akademik 160 mijë studentë, ndërsa 60 mijë janë ulur për herë të parë në auditore. Në këtë 100 vjetor të pavarësisë urimet për një vit të mbarë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj zgjodhi t’i bëjë nga universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Në fjalën e tij përpara të rinjve studentë e akademikëve të universitetit, Ministri Tafaj, përpos urimeve, përcolli edhe arritjet e arsimit shqiptar, duke theksuar se në vendin tonë këtë vit numri i studentëve është trefishuar krahasuar me vitin 2004. Gjithashtu kreu i arsimit në vend, saktësoi se janë rreth 60 mijë studente që kanë trokitur në universitet shqiptare këtë vit akademik, mes të cilëve student të ciklit “Bachalor” dhe atyre atyre master. Ministri theksoi se sfida e arsimit shqiptar për rritjen e numrit të studentëve është arritur, ndërsa vuri theksin te investimet e universiteteve kryesisht private për rritjen e numrit të pedagogeve me tituj dhe nxitjen e formimit shkencor në insitucione arsimore prestigjoze jashtë vendit, për të formuar akademikë të mirë.
Tek cilësia e ka vënë theksin edhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo i pranishëm në ceremoninë e nisjes së vitit të ri akademik në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Gjë që sipas dekanit Bajram Hysa do te arrihet me ndryshimin e kutikulave.
Këtë vit akademik Fakulteti i Mjekësisë feston edhe 60 vjetorin e themelimit.