Diversiteti ne polici duhet te jete nje ceshtje paresore
Diversiteti në të gjitha nivelet e policisë duhet të kthehet në një çështje parësore. Ky ishte qëndrimi i deklaruar sot nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i pranishëm në tryezën për diversitetin. Kështu, gjatë ditës së sotme nisi trajnimi i 14 trajnuesve të Shkollës së Formimit Policor në lidhje me çështjet e diversitetit. Nisja e këtij trajnimi u përshëndet nga Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.
Në dy vitet e fundit policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë nismash për zbatimin e detyrimeve që vijnë nga konventat ndërkombëtare.
Për të herë u hap një fushatë pranimi për në shkollën e policisë vetëm për aplikante femra. Rritja e numrit të femrave në radhët e policisë, mbetet një ndër objektivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Në gjykimin e Wollfarth është e rëndësishme integrimi i pakicave në të gjitha nivelet e policisë së shtetit.
“Respektimi dhe mbrojtja e deversitetit është pjesë e konventave ndërkombëtare. Diversiteti ka të bëjë me marrëdhënien mes shtetit dhe kulturave të ndryshme dhe mes shtetit dhe individëve. Kjo do të thotë pranim i veçantisë së çdo individi pavarësisht racës, gjinisë, ngjyrës, fesë e kështu me radhë”, vlerësoi Wollfarth, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet.