Buxhetit 2009, mosrealizimet 70 milione USD
Blerina Hoxha
Te ardhurat e planifikuara ne buxhetin vitit 2009 nuk jane realizuar me rreth 6.9 miliarde leke ose rreth 70 milione dollare. Per kete qellim qeveria ka kerkuar miratimin e nje akti normativ mbi treguesit e parealizuar te buxhetit. Ne total mosrealizimi nga sistemi fiskal ne vitin 2009 ka rezultuar 6.9 miliard leke, 3.2 miliarde nga tatimet dhe 3.7 nga kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore. Sipas zv/ministrit te financave, Nezir Aldeda Me kete akt qeveria rishikon shifrat buxhetore per faktin se mosrealizimet ne tatime ishin jashte cdo parashikimi. Sipas zv/ministrit te financave akti normativ ka si qellim rialokimin e fondeve te paperdorura deri ne fund te vitit 2009, plus pjesen te pa vene ne pune nga fondi kontigjences, me qellim ruajtjen e deficitit buxhetor. "Rriten investimet me financim te huaj me rreth 3 miliarde leke dhe pakesohen projektet e planifikuara per investime te brendshme ne kontigjencen e investimeve me 4.1 miliarde leke e cila rezulton e paperdorur deri ne fund te 2009. Ulen shpenzimet per ripagesat ose per principalet e kredive te huaja me 0.87 miliarde leke. Gjithashtu sipas aktit normativ ulen te ardhurat tatimore me rreh 6.9 miliarde leke si rrjedhoje e uljes se te ardhurave nga TVSH me rreth 2 miliarde, nga tatimi i te ardhurave personale me 1 miliarde, nga akciza me 0.2 miliarde", tha zv/ministri. Me keto ndryshime deficiti buxhetor mbetet brenda parametrave 4,6 % e prodhimit te brendshem bruto pa perfshire te ardhurat nga privatizimet e realizuara ne 2009. Ndryshimet e kerkuara ne buxhetin 2009 kane marre miratimin e Komisionit Parlamentar te Ekonomise me votat e mazhorances. Nderkohe qe institucionet financiare nderkombetare FMN dhe Banka Boterore i akne sugjeruar qeverise qe ne kete kohe krize te rishohe me skepticizem shpenzimet e buxhetit, te cilat jane nen presionin e te ardhurave ne ulje. Nderkombetaret rekomandojne shkurtim shpenzimesh, por jo zgjerim te deficitit buxhetor. Aktualisht ekonomia shqiptare paraqitet me tregues te ekuilibruar makroekonomike dhe buxhetor. Ne krahasim me vendet e Rajonit Shqiperia ka deficitin me te ulet buxhetor ne krahasim me Prodhimin e Brendshem Bruto.
Buxheti 2010, skema e ndryshimit ne mes te vitit
Buxhet i vitit 2010, qe totali i te ardhurave te jete 363.3 miliarde leke, me nje rritje prej 11.4 per qind kundrejt buxhetit te rishikuar te vitit 2009. Buxheti i vitit 2010 parashikon qe te ardhurat nga tatimet e doganat te jene 250.7 miliarde leke, me nje rritje prej 12.6 per qind, krahasuar me vitin 2009. Te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore parashikohen ne 61.2 miliarde leke, me nje rritje prej 13.6 per qind krahasuar me vitin. Parashikimi per te ardhurat nga pushteti lokal per vitin 2010 eshte 20.9 miliarde leke, me nje rritje prej 13.8 per qind kundrejt vitit 2009. Ky eshte skenari optimizmit i zhvillimeve te buxhetit 2010, por mese deri ne qershor treguesit e te ardhurave nuk permbushen ose tejkalohen atehere buxheti ndryshon ne fillim te korrikut sic eshte bere tradite tashme. Nese te ardhurat tejkalohen atehere miratohet buxheti shtese dhe rishperndan sipas nevojave te ardhurat suplementare. Por ne rast se te ardhurat nuk realizohen, atehere Ministrise se Financave i duhet te ndryshoje buxhetin ne drejtim te uljes se shpenzimeve.