E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa ne staf akademik

Universitetet publike kane nje numer te ulet pedagogesh, ndaj dekanatet dhe rektoratet duhet te ndryshojne menjehere rregulloren per te punesuar me te miret e tyre. Ky ka qene edhe apeli i bere pak dite me pare nga kryeministri Berisha, per drejtuesit e universiteteve ne te gjithe vendin. Kryeministri Berisha kerkoi nga drejtuesit e universiteteve rritjen e cilesise dhe numrit te pedagogeve ne fakultete, zbatimin e reformave te qeverise. "Nuk mund te pranohet ne menyre absolute standardi 1 pedagog me 50 studente, pasi ne kete rast, cilesia eshte iluzion. Une ju bej thirrje, me besim te madh, te rekrutoni me te miret, t'i rekrutoni me kontrata dhe ne rast se nuk permbushin kushtet, me perfundimin e kontrates t'i leshojne vendin dikujt tjeter", ka nenvizuar gjate fjales se tij kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij, nese nuk ndodh rritja e numrit te pedagogeve ne universitete nuk mund te kete kerkim shkencor, provime te standardizuara per te eliminuar ryshfetin si dhe programe sipas kerkesave te tregut. Sipas tij, universitetet kane mundesi te punesojne edhe studente, te cilet kane mbaruar studimet jashte vendit dhe kane deshire te kthehen ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›