E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi grek ne Shqiperi ben bilancin e 2009

Biznesi grek ne vend tone organizohet ne menyre zyrtare. Dje u zhvillua Asambleja e Pergjithshme e Shoqates se Biznesit Grek ne Shqiperi. Ne kete asamble moren pjese kompani anetare te kesaj shoqate, te cilat jane nder bizneset me te medha greke qe operojne ne vend. I ftuar nderi ne kete Asamble ishte dhe ambasadori Grek Nikolaos Pazios, i cili preu edhe byrekun e Vitit te Ri 2010. Disa nga temat kryesore te cilat u diskutuan gjate kesaj Asambleje ishin, analiza vjetore dhe vleresimi i punes per vitin 2009, si dhe zgjedhja e bordit te ri drejtues dhe organit te ri te ekzekutivit. Shoqata e Biznesit Grek ne Shqiperi themeluar ne vitin 2003, ka luajtur nje rol te rendesishem ne mbeshtetjen dhe zhvillimin e biznesit te huaj ne vend vecanerisht keto vitet e fundit. Biznesi grek operon tashme ne sektoret me te rendesishem te ekonomise shqiptare si; ne telefoni, sektorin bankar, burimet e energjise, industri, ndertim etj. Disa nga Bizneset anetare te Shoqates se Biznesit Grek ne Shqiperi: AMC, Alpha Bank, Tirana Bank, Banka Kombetare Greke, "Allumil Albania", etj. Asambleja perkoi gjithashtu me hapjen e selise se re te bordit drejtues te kesaj shoqate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›