E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i mitres, Shqiperia e para ne Evrope

Sonila Isaku
Kanceri i qafes se mitres e rendit Shqiperine nder vendet e para ne Evrope, per sa i perket numrit te te prekurave por edhe viktimave qe shenohen nga kjo semundje e rende. Per kete shkak ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka kerkuar me shume vemendje per parandalimin e ketyre semundjeve, pasi trajtimi i tyre eshte i njejte ne te gjitha vendet e botes.
Rastet
Ne javen evropiane te parandalimit te kancerit te qafes se mitres, strukturat e shendetesise shqiptare kane percjelle strategjite dhe hapat qe duhet te ndiqen per parandalimin e kesaj diagnoze. Kjo per vete faktin, se vendi yne renditet nder te paret per sa i perket vdekjeve dhe rasteve te reja, konkretisht shenohen rreth 25 raste te reja per 100 mije gra. Nderkohe ne bote, statistikat flasin per rreth 60 mije raste te reja, gjysma e te cilave perfundon me humbje te jetes. "Ne Shqiperi nga ky kancer preken disa qindra gra. Nje vleresim i incidences vjetore na tregon qe cdo vit ka 25 raste te reja per 100 mije gra dhe rreth 140 prej tyre, humbin jeten ne vit si pasoje e kesaj semundjeje. Megjithese vdekshmeria ne Shqiperi ne krahasim me disa vende te Evropes Lindore eshte me e ulet, eshte nje fakt qe ne raport me Evropen Perendimore, eshte mjaft me e larte", tha ministri i Shendetesise, Petrit Vasili gjate ketij takimi. Mosha me e prekur nga kanceri ne qafen e mitres eshte 20 -50 vjec.
Situata
Sipas specialisteve qe nga viti 1993, vihet re nje dyfishim i te prekurve nga kjo semundje, nderkohe qe problematik mbetet fakti se shumica e rasteve, diagnostikohet ne stadet kur semundja eshte teper e avancuar. Kreu i shendetesise, percolli apelin e depistimit sa me heret, nderkohe qe u shpreh se shume shpejt do te kete nje fushate vaksinimi ndaj kesaj patologjie. "Permiresimi i aksesit dhe permiresimit te cilesise se sherbimeve parandaluese, depistuese dhe trajtuese te kancerave te traktit riprodhues, eshte ne dokumentin e madh ky objektiv. Kjo do te thote qe te gjitha ato qe jane teste te thjeshta, te shpejta dhe te cilat arrijne kohen me te mire te mundshme te dedikimit te patologjise, na ndihmojne ne per te qene ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur per ta fituar betejen me kete patologji", tha Vasili. Te dhenat nga Shoqata Evropiane e Kancerit te Qafes se Mitres, tregojne se ne bote cdo dy minuta nje femer vdes nga kjo semundje, ndersa ne Evrope ndodh cdo 18 minuta. Kanceri i qafes se mitres perben 51.2 per qind te rasteve me tumore malinje qe prekin femrat.
Keshilla
Vaksina per parandalimin e semundjes
Ne kuader te javes evropiane kunder kancerit te qafes se mitres, qe ka per synim sensibilizimin e nje pjese te mire te femrave shqiptare do te ofrohet falas analiza e pap-testit per grate, ne menyre qe te evidentohet dhe te mjekohet ne kohe. Mjeket nga ana tjeter rekomandojne kryerjen e vaksines kunder kancerit ne qafen e mitres, pasi parandalon marrjen e virusit 'papilomas' i cili eshte shkaktar i ketij kanceri. Numri me i madh i grave te prekura shenohet ne Tropoje, Lezhe, Shkoder dhe ne fshatra ku ka mungese te theksuar informacioni mbi kete semundje. "Ne Tirane ky indikator negativ eshte me i ulet sesa ne qytetet e tjera dhe me teper ne fshat. Nderkohe qe shumica e grave nuk jane ne dijeni te pap-testit dhe per kryerjen e tij, ne menyre qe te parandalojne kete semundje", ka pohuar drejtori i Instituti te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, shumica derrmuese e grave te fshatit nuk jane te ndergjegjshme se me anen e kesaj teknike te thjeshte diagnostikuese, mund te nderhyhet ne menyre te suksesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›