E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhovi mohon se ka aderuar ne LDD

Publicisti Jusuf Buxhovi ka demantuar njoftimin e leshuar dje nga Lidhja Demokratike e Dardanise LDD se i eshte bashkuar ketij subjekti politik.

Buxhovi nje nder themeluesit e LDK-se tha per Express se informata qe ka dale nga LDD rreth gjoja aderimit te tij ne kete parti nuk eshte e vertete.

Nje dite me heret LDD-ja permes nje kumtese per media kishte njoftuar se publicistet Jusuf Buxhovi dhe Ramadan Musliu pritet ti bashkohet te merkuren zyrtarisht Lidhjes Demokratike te Dardanise.

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise akademik Nexhat Daci do te pret diten e merkure me 22 shtator z. Jusuf Buxhovi njerin nder themeluesit e Lidhjes Demokratike te Kosoves ish-sekretar i Pergjithshem i saj dhe publicist i njohur dhe z. Ramadan Musliu njeri nder themeluesit e LDK dhe publicist... Ky takim paraqet zyrtarizim te angazhimit te z. Buxhovi dhe z. Musliu ne LDD thuhej ne komunikate.

Nuk kam pasur kontakt dhe as nuk kam shkuar ne kete takim. Ky eshte thjesht nje spekulim tha Buxhovi sot nepermes telefonit.

Nderkohe ne nje njoftim te shperndare sot medieve LDD ka njoftuar se takimi i parapare per sot i kryetarit Daci me Buxhovin eshte shtyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›