E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ike nga PDK

Partia Demokratike e Kosoves ka humbur edhe nje deputet nga radhet e saj.

Nga ky subjekt te marten eshte larguar Ismajl Kurteshi njeri nga njerezit kryesore te PDKse ne Gjilan.

Kurteshi ka bere publike arsyet per doreheqje ne nje leter te cilen ua ka dorezuar strukturave te partise ne Gjilan.

Ai ka permendur vendimmarrjen jodemokratike brenda PDKse dhe menyren e qeverisjes ne vend si shkaktaret kryesore qe e kane cuar drejt ketij vendimi.

Vendimmarrja jodemokratike imponim i qendrimeve i nje rrethi te ngushte te udheheqesve ne emer te Partise pa e degjuar mendimin dhe pa e marre miratimin e strukturave dhe te anetareve te Partise... ka thene Kurteshi ne letren e tij.

Kurteshi si arsye ka renditur edhe qeverisjen ne vend. Duke mos dashur qe edhe me tej te identifikohem me menyren e udheheqjes se Partise dhe te qeverisjes si dhe me sjelljet dhe veprimet qe nuk perkojne me konceptin tim mbi udheheqjen e partise qeverisjen dhe sjelljet ne pergjithesi une kam vendosur qe ti jap fund angazhimit tim ne PDK dhe me kete te heq dore nga te qenit anetar i Keshilli Drejtues te PDKse ne qender Kryesise se Deges Keshillit te Deges si dhe nga te qenit anetar i PDKse ka thene ai.

Kurteshi ka qene njeri prej themeluesve te Deges se PDKse ne Gjilan dhe Kryetar i pare i kesaj komune pas luftes.

Zgjedhjet e fundit parlamentare kishin radhitur PDKne si partine me te madhe ne vend me 35 vende ne Kuvendin e Kosoves. Nga ky grup deri me tani jane larguar deputeti Naim Rrustemaj Zafir Berisha si dhe deputeti Emrush Xhemajli i cili ka fituar vendin ne Parlament pasi ka lidhur koalicion me PDKne ne emer te LPKse.

Xhemajli ka thene se vendimi i tij per largim nga PDKja eshte i formes se prere.

Per doreheqjen e fundit ne PDK ka folur shefi i Grupit parlamentar te PDKse Rame Buja i cili ka thene se Kurteshi eshte dashur tia dorezoje mandatin e deputetit partise.

Nese ai ka dhene doreheqje nga partia korrektesia elementare do ta donte qe ai te heqe dore nga deputeti. Por une jam i rezervuar te deklaroj sepse nuk kam asnje informacion zyrtar per doreheqjen e tij ka thene Buja.

Largimi i Kurteshit per Bujen nuk perben shqetesim. Nuk ka nevoje te shqetesohet askush sepse deputete te PDKse jane ata qe jane vertet te percaktimit te Partise Demokratike dhe pse shkon Ismajl Kurteshi nuk na ka trazuar shume por problemi eshte qe po na shqeteson mungesa e nje korrektesie shume elementare edhe njerezore edhe politike edhe pragmatike eshte shprehur ai.

Kurteshi ne letren e doreheqjes ka permendur edhe bisedimet qe pritet te zhvillohen me Serbine duke thene se partia e tij po e ben kete pa marre miratimin nga strukturat e saj. Po ashtu ai ka permendur edhe vendimmarrjen rreth procesit te decentralizimit gjate procesit negociator ne Vjene.

Burime te Express thone se Kurteshi pritet ti bashkohet Levizjes Vetevendosje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›