E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidershipi kosovare vazhdon lobimin ne Nju Jork

Takimet e lidereve ne Nju Jork kane vazhduar edhe gjate oreve te pasdites sipas ores tone lokale.

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci jane takuar me Emirin e Katarit vend ky qe sipas lidereve kosovare vendimin per njohjen e Kosoves e ka vetem ceshtje proceduriale.

Nderkaq Ministri i Jashtem Hyseni ka zhvilluar takime me homologet e tij nga Botswana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ne nje njoftim te mehershem te Institucioneve kosovare thuhej se Presidenti i shoqeruar nga kryeministri Thaci kane marre pjese ne nje takim ne Fondacionin Nisma Globale Clinton.

Sejdiu u takua me ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt me te cilet bisedoi rreth zhvillimeve te fundit ne Kosove.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›