OKB Ban Ki Moon Serbia dhe Kosova dialog per kontestin

Nju Jork 22 shtator NOA - Sekretari i Pergjithshem i Asamblese se Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon ne diten e fundit te samitit per objektivat e mijevjecarit qe po mbahet ne seline e OKB-se ne Nju Jork deklaroi se eshte shume i rendesishem te arrihet dialogu mes Prishtines dhe Beogradit pas shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves ne vitin 2008.
Sekretari i pergjithshem i OKB-se ka shprehur gatishmerine Kombeve te Bashkuara per te kontribuar ne kete drejtim.
Madje ne njoftimin per shtyp te Qendres per Informim te OKB-se thuhet se Ban Ki Moon ne takimet me tre udheheqes evropiane ka paraqitur se nje nga synimet e Mileniumit ne Nju Jork eshte edhe se Serbia dhe Kosova duhet te perfshihen ne dialog per kontestin nje diskutim ky i permbyllur per aspiratat e Kosoves dhe autoritetet e saj qe kembengulin te mos bisedohet per statusin dhe integritetin territorial te Kosoves.
Ban Ki-Moon ka diskutuar per ceshtjen e Kosoves me presidentin serb Boris Tadic presidentin e Sllovenise Danillo Tyrk dhe ministrin e Jashtem te Polonise Radoslav Sikorski thuhet ne komunikaten e OKB-se por me asnje nga autoritetet e Kosoves te cilet ndodhen ne Nju Jork.
mit/NOA