E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhuku: BSH-ja të ulë normën bazë të interesit

Konfindustria kërkon më tepër kredi prej sistemit bankar. Administratori Gjergj Buxhuku i bën thirrje Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë për të ulur normën bazë të interesit në mënyrë që të rritet kredidhënia. Sipas Administratorit të Konfindustrisë industritë vendore po ndjejnë krizën e likuiditeteve.
Sipas Buxhukut viti 2012 pritet që të jetë mjaft vështirësi si pasojë e krizës në Europë dhe prej prodhimit të paktë të energjisë në vend.
Viti 2012 është përcaktuar prej ekspertëve por edhe prej zyrtarëve se do të jetë një vit mjaft problematik pasi kriza ekonomike do të japë më shumë efekte negative.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›