E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një fuçi naftë mbi 113 dollarë

Një fuçi naftë ka kaluar sot vlerën e 113 dollarëve si rezultat i tensioneve në lidhje me programin bërthamor të Iranit, trazirave në Nigeri dhe situatës ekonomike në Evropë.

Irani ka nisur të pasurojë uraniumin për 20 për qind, çfarë ka shtuar pakënaqësinë e vendeve perëndimore.

Ai gjithashtu ka kërcënuar se do të mbyllë ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon 40 për qind e trafikut botëror të naftës.

Një fuçi naftë sot shitet për 113.28 dollarë, ndërsa fuçia e naftës së papërpunuar në SHBA kushton 102.70 dollarë.

Irani prodhon 3.5 milionë fuçi të naftës së papërpunuar në ditë, duke marrë vendin e dytë në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, pas Arabisë Saudite. BE importon gjysmë milioni fuçi naftë çdo ditë nga Irani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›