Afganistan, vriten mbi 60 talebanë
Autoritetet e rendit kanë bërë të ditur se mbi 60 talebanë janë vrarë në një operacion të forcave afgane dhe të NATO-s, në veri të Afganistanit.
Lajmi u konfirmua nga zëvendësshefi i Komandës së Zonës Veriore, gjenerali Muhamed Al Razaj.
“Rreth 60-70 kryengritës, përfshirë talebanë dhe të huaj, janë vrarë dhe rreth 110 të tjerë janë plagosur”, tha ai.
Nga ana tjetër vetë NATO e ka konfirmuar operacionin, por ka deklaruar se bëhet fjalë vetëm për shtatë kryengritës të vrarë.