E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhuku: Bankat kanë rritur çmimin e transfertave bankare

Nga një konstatim i bërë gjatë ditëve të fundit shumica e bankave të nivelit të dytë kanë rritur çmimin e transaksionve apo transfertave bankare. Konfederata e Industrive i ka bërë thirrrje qeverisë shqiptare që në një kohë sa më të shpejtë, të shfuqizoj detyrimin ligjor të marrë në vitin 2007 për kalimin e jo më pak se 90% të pagesave vjetore të bizneseve nëpërmjet sistemit bankar. Sipas Konfederatës së Industrive ngritja e menjëhershme e komisioneve bankare, që bizneset janë të detyruar të paguajnë, godet në rradhë të parë drejtpërdrejt industrinë e vendit. Kreu i kësaj konfederate Gjergj Buxhuku gjatë një deklarate për mediat theksoi se ngritja e komisioneve bnkare gjithashtu nga njëra anë rrit në mënyrë të paarsyeshme kostot e prodhimit dhe nga ana tjeter ul fuqinë blerëse të.
Kostot financiare shtesë, që bizneset dhe qytetarët paguajnë për komisionet bankare shkojnë për të rregulluar bilancin e keqësuar të bankave, si pasoje e tkurrjes së kredidhënies dhe sidomos rritjes në masë shqetësuese të "kredive të këqia" si pasojë e subjektivizmit, korrupsionit dhe menaxhimit jo profesional bashkangjitur me pasojat e krizës botërore në ekonominë shqiptare, thuhej më tej në këtë deklaratë.
Nga ana tjetër në një analizë te tregut bankar konfederata e industrive shqiptare e cilësonte tregun bankar si treg oligopolku Banka e Shqipërisë duhet të marrë masat e nevojshme për të kryer rregullime rrënjësore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›