Buxhuku: Bizneset nuk u pajisen me kasa fiskale
Kreu i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku, shprehu dje shqetesimin port mosvendosjen e kasave fiskale, ne mase te madhe. Ne nje deklarim per mediat, ai deklaroi se mbeshtetur ne te dhenat e deritanishme, ende nje numer mjaft i madh biznesesh nuk jane pajisur me kasa fiskale, megjithese detyrimi ligjor ishte brenda 31 dhjetorit 2010. "Dukuria eshte e perhapur kryesisht ne bizneset e ashtuquajtura te "vogla" dhe bizneset, qe ushtrojne aktivitet jashte Tiranes si dhe disa qytete kryesore te vendit", tha Buxhuku. Ne emrin e institucionit qe ai administron, Buxhuku kerkoi nga ekzekutivi shqiptar dhe Ministria e Financave ne vecanti, qe te mos ngurrojne ne zbatim te ligjit per te pajisur gjithe llojet e bizneseve pa perjashtim perfshi edhe te ashtuquajturin "biznes i vogel" ne te gjithe hapesiren e vendit, si nje nga kushtet e domosdoshme per formalizimin e ekonomise ne teresi. Sipas tij, shmangia fiskale e permasave te siperpermendura ka pasoja shkaterruese sidomos per industrite prodhuese te rregullta te vendit, zhvillimin ekonomik te vendit dhe rrenimin e mireqenies se qytetareve shqiptare. Konfindustria duke vleresuar, se formalizimi i ekonomise kombetare eshte qellim strategjik me permasa te verteta shtetformuese, qe kerkon mirekuptim te gjithe ngjyrave te vendimmarrjes politike per tu kryer, ka pershendetur qendrimin e opozites per mbeshtetjen ne parim te procesit te pajisjes me kasa fiskale per gjithe bizneset e vendit perfshi edhe tregtaret e pakices.