BB: Perballuat me sukses krizen,varferia eshte ulur Rozeta Rapushi
Shqiperia tashme i takon grupit te vendeve me te ardhura te mesme, te nivelit te larte dhe zhvillimi prej 6% ne vit, nga 1998 deri 2008, eshte nje nga efektivitetet me te mira ne Evrope. Keshtu u shpreh dje drejtoresha e Larte e Menaxhimit te Bankes Boterore, Ngozi Okonjo Iueala. Pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, Okonjo Iueala, e uroi kreun e qeverise per kete arritje mbreselenese te popullit shqiptar ne keto 20 vite. Sipas saj, perpjekjet e qeverive te njepasnjeshme, kane cuar ne nje ulje te madhe te varferise dhe kjo eshte shume e rendesishme ne Banken Boterore. "Perqindja e popullsise ne varferi absolute ra, nga 25% ne vitin 2002 ne 12 % ne vitin 2008, dhe pas ketyre shifrave qendrojne 200 mije njerez, te cilet tashme kane nje rast me te mire per te realizuar shpresat dhe mundesite e tyre", theksoi drejtoresha e Bankes Boterore. Nga ana tjeter, ajo theksoi faktin se Shqiperia eshte perballur me se miri me ndikimin e krizes financiare ekonomike globale, duke arritur nje shkalle zhvillimi pozitiv prej rreth 3% ne vitin 2010, ndersa shume prej fqinjeve te saj kane vazhduar te jene ne nje renie ekonomike. Ne kete kuader, Okonjo Iueala tha se Banka Boterore se bashku me agjenci te tjera te zhvillimit, ka qene nje partner zhvillimi i Shqiperise per rreth dy dekada, ndihen krenar qe lidhen me keto arritje te jashtezakonshme. Ajo shpjegoi se gjate takimit me kreun e qeverise, u diskutua per vijueshmerine e ndjekjen e politikave te kujdesshme fiskale te se kaluares dhe te siguroje qendrueshmerine fiskale. "Kjo do te thote se Shqiperia duhet t'i permbahet kuadrit afatmesem buxhetor, qe i mban deficitet dhe borxhin e sektorit publik me nje tendence renie", keshilloi drejtoresha e BB-se. Sipas saj, Shqiperia duhet te perpiqet ne vijim, qe jo vetem ta mbaje borxhin ne nivelin 59%, por ndoshta dhe ta ule ate me teper. Pervec kesaj, ajo keshilloi qe duke qene nje vend me te ardhura te mesme, Shqiperia perballet me nje konkurrence gjithnje e ne rritje, qofte nga vendet poshte, qofte nga vendet lart saj. Ndaj ka shume rendesi, qe vendi yne te gjeje menyrat e duhura qe te jete ne krye ne menyre konkurruese. "Ne kete kuader ka po aq rendesi te permiresohet mjedisi per zhvillimin e metejshem te biznesit, duke perfshire te drejtat e sigurta te pronesise se tokes dhe zbatimin efektiv dhe transparent te ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese",-tha Ngozi Okonjo Iueala. Duke shtuar se do te vijohet te ndihmohen familjet e varfra dhe te vazhdohen reforma te ndryshme strukturore ne kete drejtim, sic eshte per shembull mbeshtetja shoqerore e tyre, etj.