E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, rikthehet ngerci politik Rozeta Rapushi

Konferenca e Kryetareve miraton planin e punes per tremujorin e pare te ketij viti, duke rikthyer per votim, nisma te rendesishme ligjore te cilat nga bojkoti i opozites dhe mungesa e konsensusit, nuk u votuan sesionin e kaluar. Nderkohe qe, pas deshtimit te kompromisit, tashme rikthehet serish ne Kuvend ngerci per miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar. Gjate mbledhjes se shkurter se Konferences se Kryetareve diten e djeshme, u diskutua lidhur me programin e punes per periudhen 17 janar-17 mars 2011, si dhe kalendarin tre-javor te punimeve te Kuvendit. Ne te cilat u perfshine dhe u rikthyen per permiresim ne Komisionin e Ligjeve ndryshimet ne Kodin Penal per permiresime te metejshme sipas rekomandimeve te bera. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetareve miratoi programin dhe kalendarin e paraqitur qe permban nje liste te konsiderueshme te projektligjeve te cilat kerkojne shumice te cilesuar prej 84 votash, per te cilat nevojitet edhe vota e opozites. Ne fakt, viti i ri nuk solli as konsensus mes paleve. Qendrimet ne kampet politike jane te njejta per sa i perket ngercit politik. Selia roze, beri te ditur serish dje se do te kete marredhenie te kushtezuar me Kuvendin. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, rikonfirmoi pak dite me pare, se marredheniet e opozites me Kuvendin do te jene te kushtezuara, pra si me pare, qendrim pa votim. Nderkohe qe do te vijojne edhe protestat serish per transparence. Nje qendrim te tille, deputeti demokrat, Eduard Halimi, e cilesoi ne shkelje me Kushtetuten e vendit, per sa kohe qe detyra e cdo deputeti eshte te diskutoje ligje dhe te marre pjese ne procesin ligjberes. "Lideri socialist nuk ka asnje platforme, asnje strategji, asnje alternative politike pervec bojkotit. Edi Rama nuk ka asnje alternative te re, ne kete vit te ri, ky eshte lajmi qe prodhoi serish selia e PS", u shpreh Halimi. Nderkohe qe nga kampi i majte qendrimi nuk ndryshon. Madje deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi, tha se qendrimi i PS-se do te sanksionohet dhe zyrtarizohet ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te selise roze qe do te mbahet kete jave. Nder projektligjet me te diskutuara dhe te debatuara, qe kerkojne 84 vota dhe nuk jane miratuar per shkak te mungeses se numrave ne Kuvend, jane ai per "Gjykaten Administrative", ndryshimet ne Kodin Penal dhe ne ate Rrugor. Po keshtu, jane edhe projektligje te tjera, si ndryshimet ne Sherbimin Civil, apo nisma te shume perfolura dhe ende te pa miratuara, si "Kufizimi i Imunitetit", apo reforma zgjedhore dhe Grandi i Sfides se Mijevjecarit. Te gjitha keto, nisma qe kerkojne 84 vota, qe opozita prej gati dy vjetesh nuk i jep dhe pritet qe te njejten strategji te mbaje edhe ne sesionin e ri parlamentar qe do te cele te henen e ardhshme me 17 janar.

Ligjet e bllokuara nga refuzimi i opozites

Projektligj "Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative".
Projektligj "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligj "Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9317, date 18.11.2004 "Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise".
Projektligj "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8449, date 27.1.1999 "Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligj "Per nje shtese ne ligjin nr. 10.040, date 22.12.2008 "Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise".
Projektligj "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378, date 22.7.1998, "Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligj "Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9251, date 8.7.2004 "Kodi Detar i Republikes se Shqiperise".
Projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8391, date 28.10.1998, "Per Sherbimin Informativ te Shtetit", te ndryshuar".
Projektligj "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8653, date 31.07.2000, "Per ndarjen administrative - territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar".
Projektligj "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850, date 29.7.1994, "Kodi Civil i Republikes se Shqiperise", i ndryshuar".
Grandi i Sfides se Mijevjecarit(Eshte djegur perfundimisht, i deklaruar nga USAID)
Ligjin per emerimin e anetareve te rinj te KLD-se
Kufizimin e imunitetit per deputetet dhe zyrtaret e larte(Kerkon konsensusin e opozites)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›