E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, Fratini: Opozita te mos pengoje integrimin Qamil Xhani

Kreu i diplomacise italiane, Franko Fratini i ka bere dje apel opozites shqiptare qe te mos pengoje integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian dhe te marre pjese ne votimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar. Qendrimi i Fratinit eshte bere i ditur dje ne takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtem shqiptar, Edmond Haxhinasto ne Rome. "Cdo parti politike duhet te marre pergjegjesite qe i takojne per te mos bllokuar procesin e integrimit. Parlamenti shqiptar funksion dhe nje gje e tille duhet te njihet dhe nga vendet evropiane, sepse ka perceptime jo te drejta dhe qe nuk bazohen ne realitet. Angazhimi i opozites duhet te jete i pranishem ne ligjet qe kerkojne 2/3 e votave, ligje te cilat jane te rendesishme per ecurine e vete vendit", tha dje Fratini. Ai shtoi se "cdo parti politike apo individ duhet te marre pergjegjesite politike per integrimin". Gjithashtu ministri Fratini tha se Italia do te jape mbeshtetjen e saj ne Bashkimin Evropian, qe brenda muajit tetor Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. "I konfirmova kolegut tim, mbeshtetjen e forte te qeverise italiane, per procesin e marrjes se kandidatures per ne Unionin Evropian", tha ai per mediat, pas takimit me homologun Haxhinasto. Ai theksoi se Italia do te perkrahe cdo tentative te afrimit te Shqiperise me BE-ne dhe ne kete linje, ndihma e qeverise italiane do te jete e madhe per marrjen e statusit ne vjeshten e ketij viti. Nga ana tjeter, Fratini eshte ndalur dhe ne rolin qe ka luajtur Italia ne procesin e liberalizimit te vizave. Ai ka permendur, si shenje te miqesise mes dy vendeve, faktin qe qeveria italiane ka perkrahur procesin e levizjes se lire te qytetareve. Edhe ministri i Jashtem shqiptar, Edmond Haxhinasto ka shprehur vleresimin dhe mirenjohjen per kontributin e vendit fqinje, ne procesin e heqjes se vizave. "I konfirmova kolegut tim, mbeshtetjen e forte per procesin e marrjes se kandidatures per ne Bashkimin Evropian", tha Fratini. Nga ana tjeter kreu i diplomacise shqiptare, Haxhinasto theksoi ne fjalen e tij se Italia mbetet nje nder partneret kryesore te Shqiperise ne rajon. "Italia eshte nje partner strategjik per Shqiperine dhe eshte vendi i pare per nga numri i investimeve, si dhe vendi i trete per donacione", tha Haxhinasto. Kryediplomati shqiptar ka shprehur vleresime maksimale dhe per kontributin personal te ministrit Fratini. "Falenderoj Italine dhe ne menyre te vecante, z. Fratini per ate qe kane bere dhe po bejne per te mbeshtetur procesin e hyrjes se Shqiperise ne Bashkimin Evropian", tha ai. Vec takimit te djeshem mes dy ministrave te Jashtem, shume shpejt mes dy vendeve do te organizohet nje forum ekonomik, ku do te piketohen fushat e bashkepunimit te metejshem mes Italise dhe Shqiperise. Ministri i Jashtem Haxhinasto, ne fjalen e tij, theksoi se ne forumin e radhes do te jene te pranishem dhe drejtuesit me te larte te qeverise shqiptare. Ne kete takim do te jene te pranishem kryeministri Sali Berisha dhe zevendeskryeministri e ministri i Ekonomise, Ilir Meta. Ministri i Jashtem italian, Fratini u shpreh se ky takim do te jete nje mundesi e rendesishme per te fuqizuar investimet italiane ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›