Buxhuku Emigrantet te painformuar per faljes fiskale marketing qe ata te perfitojne

Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku ka kërkuar sot nga institucionet ekonomike në vend që të bëjnë më shumë marketing për faljen fiskale, gjatë sezonit veror. Në një deklaratë për mediat, Buxhuku u shpreh se ardhja e emigrantëve, kërkon një fushate të fortë marketingu nga institucionet financiare për njohjen e tyre me procesin e faljes.
“Njohuritë e emigrantëve shqiptare për procesin dhe procedurat e faljes fiskale janë të papërfillshme.
Alb Konfindustria vlerëson, se në rast të mosmarrjes së masave të jashtzakonshme në një kohë sa më të shpejtë, mund të dështojë shtylla kryesore e përfitimit të ekonomisë kombëtare nga falja fiskale, që është hyrja në sistem e të ardhurave personale të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit. Në këtë rast rrezikohet të dështoje i gjithë procesi i faljes fiskale.”, thotë Buxhuku.
Sipas tij Alb Konfindustria ka parashikuar, se do të ishin pikërisht të ardhurat personale të emigrantëve shqiptare si burimi kryesor i përfitimit të ekonomisë kombëtare nga procesi i faljes fiskale. Te ardhurat nga hyrja ne sistem e kapitaleve te biznesit dhe te parave te qytetareve shqiptare brenda vendit per shkak të shumë arsyjeve objektive janë të rëndësisë dytësore. Ndërkohë humbja e sezonit të verës 2011, që përkon me kthimin masiv në atdhe të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit dhe që jep një mundësi shumë e mirë marketingu efektiv , praktikisht do të shënonte dështimin e gjithë procesit të faljes fiskale. Gjendja mjaft e rëndë ekonomike e vendeve fqinj si p.sh Greqia eshte nje tjeter mundesi e mire psikologjike per terheqjen e të ardhurave personale të emigranteve shqiptare dhe futjen e tyre në sistemin bankar të Shqipërisë.
Alb Konfindustra vlerëson, se thithja e burimeve financiare nga jashtë nëpërmjet edhe procesit të faljes fiskale, është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos në kushtet kur ekonomia kombetare po jep shenja të qarta të uljes se rendimentit fiskal të shprehur së fundmi edhe në shkurtimin e ndjeshëm prej pothuaj 200 milion të shpenzimeve qeveritare për vitin financiar 2011.