Leqejza: Vendimi do të nxisë investitorët e huaj

Vendimi i heqjes se doganes për lëndet e para të importuara nga industria e konfeksioneve, është konsideruar një lajm i mirë për subjektet e biznesit në vendin tonë. Sipërmarrësit shqiptarë të industrisë fason e mirëpresin nismën e ndërmarrë nga qeveria për heqjen e taksës doganore për mallrat e tyre. Ata thonë se një nismë e tillë do të ketë ndikim pozitiv në gjetjen e hapësirave të reja për zgjerimin e tregut vendas. Gjergj Leqejza, sipërmarrës i industrisë fason ka deklaruar se heqja e doganës do të sjellë një rritje të prodhimit dhe të eksporteve, duke e konsideruar si nje iniciativë positive të qeverisë shqiptare.
Ne fakt, prej vitesh shoqata e fasonistëve ka shtruar kërkesa të ndryshme, realizimi dhe plotesimi i të cilave mund të stimuloje këtë sektor. Masa e fundit e qeverisë për heqjen e doganës ndihmon të gjitha ato kompani që lëndën e parë e marrin jashtë tregjeve të Bashkimit Europian.
Aktualisht, taksa doganore per këtë industri është 12,5 % dhe tashmë me zemërimin e saj, pritet që të shtohen investimet në sektorin e fasonëve.