E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët “nuk e duan” faljen fiskale

Konfederata e Industrisë thekson se pavarësisht se është hyrë në muajin e dytë të zbatimit të faljes fiskale, është jashtëzakonisht i ulët numri i rasteve të përfshirjes në proces të kapitaleve të individëve. Ndërkohë njohuritë e emigrantëve  shqiptarë për procesin dhe procedurat e faljes fiskale janë të papërfillshme.

Konfindustria vlerëson, se në rast të mosmarrjes së masave të jashtëzakonshme në një kohë sa më të shpejtë, mund të dështojë shtylla kryesore e përfitimit të ekonomisë kombëtare nga falja fiskale, që është hyrja në sistem e të ardhurave personale të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit. Në këtë rast rrezikohet të dështojë i gjithë procesi i faljes fiskale.

“Do të ishin pikërisht të ardhurat personale të emigrantëve shqiptare si burimi kryesor i përfitimit të ekonomisë kombëtare nga procesi i faljes fiskale. Te ardhurat nga hyrja ne sistem e kapitaleve te biznesit dhe te parave te qytetareve shqiptare brenda vendit për shkak të shumë arsyeve objektive janë të rëndësisë dytësore. Ndërkohë humbja e sezonit të verës 2011, që përkon me kthimin masiv në atdhe të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit dhe që jep  një mundësi shumë e mirë marketingu efektiv, praktikisht do të shënonte dështimin e gjithë procesit të faljes fiskale. Gjendja mjaft e rëndë ekonomike e vendeve fqinj si p.sh Greqia është një tjetër mundësi e mire psikologjike për tërheqjen e të ardhurave personale të emigranteve shqiptare dhe futjen e tyre në sistemin bankar të Shqipërisë”, theksoi reagimi.

Alb Konfindustra vlerëson, se thithja e burimeve financiare nga jashtë nëpërmjet edhe procesit të faljes fiskale, është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos në kushtet kur ekonomia kombëtare po jep shenja të qarta të uljes se rendimentit fiskal të shprehur së fundmi edhe në shkurtimin e ndjeshëm prej pothuaj 200 milion  të shpenzimeve qeveritare për vitin financiar 2011. /Start/

                                                                                             2011-07-17 08:45
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›