Lushnje vdesin burre e grua

Burrë e grua kanë humbur jetën mesditën e së dielës në ujërat e lumit Shkumbin. Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy viktimat janë identifikuar si Saje Shehu e moshës 49 vjeçare dhe Rexhep Shehu i moshës 67 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sulzotaj në Lushnje ku dy viktimat kanë shkuar për të pushuar në këtë ditë të nxehtë vere në rrjedhën e lumit që kalonte afër fshatit të tyre.
Por sipas policisë e cila ka shkuar në vendngjarje thuhet se shkak i vdekjes së tyre të ketë qenë një pakujdesi e treguar. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë alarmin lidhur për këtë ngjarje, por trupat e pajetë të çiftit janë gjetur tepër vonë. Më tej dy kufomat janë çuar në morgun e qytetit të Lushnjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet si ka ndodhur mbytja.