Buza 105

Ekspozita e mjeshtrit Abdurrahim Buza u hap me rastin e 105-vjetorit te lindjes ne hollin e Universitetit Amerikan te Tiranes. Per here te pare ne pame nje prej veprave abstrakte te realizuara ne artin tone ne tekniken e akuarelit e cila te befason per forcen e improvizimit qe zakonisht ndodh mbas pervojave te gjata ne kete rryme. Po keshtu ishte ekspozuar nje kaprico kompozicionale e disa portreteve te realizuara me laps. Kane vecanesi plastike dhe detaje karakteresh. Per kuriozitet mund tju them se ato i shfaqeshin mjeshtrit ne murin qe po lyhej dhe qe transformoheshin ne pune sekondash nga levizja qe bente bojatisja. Kujtesen vizuale Abdurrahim Buza e kishte te madhe. Ai ruante mjaft detaje nga pamja. Kjo gje i lejonte qe gjate ekzekutimit te kishte liri ne perdorimin e lapsit duke krijuar thekse te forta vija te holla e variacione te ndryshme tonale etj.
Buza rralle here korrigjonte penelaten apo vijen duke ruajtur freskine e prekjes se pare. Kjo cilesi qe ai e ruante me fanatizem mban ne vete gjithe shkallezimin emocional te artistit dehjen nga entuziazmi sigurine butesine e shume perjetime emocionale neper te cilat kalon krijimi. Ne ato momente gjerat rrjedhin natyrshem duke marre secila peshen qe i duhet pasi vepra shikohet ne teresi. Gabimet qe mund te ndodhin gjate krijimit jane te pa demshme dhe nuk ja ulin fuqine. Ne kete menyre punimi flet me gjithe gjeresine e kreativitetit dhe te improvizimit qe artisti ka pasur ne ato moment. Keto cilesi te fuqise qe ka prekja e pare mund te mos dihen teorikisht por nje artist i mire i zbaton pasi ia ndjen superioritetin.
Kjo menyre krijimi eshte mjaft e zbatuar sot ne pikturen bashkohese tek shume artiste te medhenj si Sesilia Braun Zhan-Mishel Baski etj. te cilet jane afersisht ne moshen e mbeses apo nipit te tij. Po keshtu ne kete ekspozite do te shikoni nje blu te ndritshme qe besoj do tju ngeli ne mendje eshte hija e femres nudo ne shtrat ku sapo kane hyre dhunuesit. Artisti ne kete krijim flet me fuqine e siluetave pa futur detaje.
Nje veper tjeter eshte portreti i vajzes me vija blu i realizuar me marker me nje mjet te saposhpikur ne ato vite. Ky me sa duket e magjepsi Buzen per forcen kolorisitike. Me inteligjencen dhe me ndjeshmerine qe e karakterizonte ai arriti tia zbuste ashpersine vijes duke e zbatuar sipas ndjesive te tij. Nje vije e kuqe qe harkon nje pjese te fytyres i sjell transparence dhe elegance ngjyres blu. Vija blu ne kete portret mendoj se ka disa pamje. Eumlshte si nje vello mbi fytyren e vajzes eshte njekohesisht si nje ngjyrim ne te kalter i fytyres dhe per ti zhdukur thellesine bluse mjeshtri i la te bardhen e letres per drite njekohesisht eshte nje fantazi per te provuar nje lidhje te fuqise grafike me ligjet e piktures si dhe eshte nje absurditet qe nuk do tia heqesh syte njekohesisht eshte nje pikture qe ka nje ngjyre per hijen e nje per driten nje per floket dhe nje theks te kuq qe rregullon ekuilibrat por njekohesisht eshte dhe nje portret qe merr drite nga qielli dhe dita e veres.
Nje pikture e mire ka gjithmone disa pamje te cilat i transformohen shikuesit gjate kohes duke treguar atij pamje te reja.
Abdurrahimi arriti qe teknika te ndryshme si lapsi akuareli vaji tempera lapsat me ngjyra dhe teknika te tjera ti pranoje dhe te shfrytezoje prej tyre mundesite qe i krijonin por gjithmone duke ja pershtatur ndjesive te tij. Shume here teknika e tij eshte e fshehur dhe nuk e kupton qe eshte akuarel pastel apo vaj. Ai e zhduk menyren tradicionale te punimit te saj duke e futur ne rrjedhen e ndjesive te tij. Kjo ekspozite eshte mjaft e pasur per teknikat qe perdorte ai.
Katrori i piktures ka qene nje dritare e gjere dhe e thelle nga ku linden shume tendenca te reja si minimalizmi konstruktivizmi impresionizmi postimpresionizmi divizionizmi kubizmi suprematizmi aksioni piktural stukizmi etj. etj. e deri tek piktura e shkolles se Lajpcigut ne ditet tona. Piktura ndikoi ne kinematografi arkitekture muzike letersi per civilizimin qe sillte. Ajo eshte nje akt i gjere qe hap mundesi per deduksione filozofike kenaqesi poetike muzike kolorisitke e deri tek perjetimet qe ndjen artisti ne lidhje me jeten. Syri shikon dhe jashte realitetin dhe brenda vetes ndjesite dhe perjetimet kjo dy mundesi e syrit e ka bere pikturen nje laborator te madh mundesish. Kjo gjeresi u ndie dhe u kuptua nga Buza. Ajo i lejoi atij qe te futesh ne subjekte qe ishin te huaja per artin tone por qe ishin te tijat. Krijimtaria e artistit ka ecur paralele me artin ne perendim. Sic do ta shikoni tani mbas kaq dhjetevjecaresh Buza kishte informacione per artin ne bote dhe nje civilizim i cili i lejoi te jete si autor me identitet te madh. Sapo ndeshesh me vepren e tij ndjen qe eshte nje krijimtari krejtesisht tjeter qe nuk pat asnje lidhje me artin e realizmit socialist.
Thenia se keto jane etyde ishte nje mbrojtjeje qe Buza perdorte per mjedisin artistik rreth e rrotull. Ai deklaronte keto jane bocete qe mund te behen te medha duke perdorur penela te medhenj. Per mendimin tim ato jane krijime te perfunduara pasi jane ndertuar me gjithe ndjesite dhe emocionet deri ne mbylljen e plote. Aty as nuk mund te shtosh apo te heqesh gje sic ndodh ne bocete. Ato jane perjetime poetike portrete te njerezve qe pa dhe qe i bene pershtypje skena te ndryshme nga jeta here-here me humor e deri tek trimat. Eumlshte nje pershkrim vizual i gjithe atyre ndjesive qe zakonisht formohen ne femini e deri tek ato qe vijne me jeten. Nga ana tjeter eshte nje muzike koloristike qe ka ne bazen e saj nje harmoni shembullore.
Jemi para nje artisti qe nuk pat asgje te perbashket me artistet bashkekohes dhe fale pasionit te tij dhe punes se gjate arriti faza civilizimi ne gjuhen vizuale qe mban flamurin dhe ne kohet tona. Nuk e shikoje ne shetitje te gjata muhabete kafenesh diskutime pa fund qe beheshin ne mbledhje te ndryshme per artin ne ate sistem. Studioja ishte vendi me terheqes ku kishte shume per te krijuar provuar e thene. Vdiq ne moshen 81-vjecare me penel ne dore mbushur me vitalitet krijues. Kjo ekspozite e hapur se fundi do te futet ne biografine artistike te Buzes me rastin e 105-vjetorit te tij ashtu si dhe kjo ekspozite do te pasuroje biografine e Universitetit Amerikan te Tiranes me kete mjeshter te madh.