E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikos Kavadhias, poeti grek i panjohur dhe i përkthyer për herë të parë në shqip

Poeti i shumëpërkthyer grek Niko Kavadhias nuk është bërë akoma i njohur te lexuesit shqiptar, sepse deri sot nuk është përkthyer asnjë nga veprat e tij në gjuhën shqipe. Për të nderuar dhe për të njohur poetin grek, Vatra Tiranës, së Fondacionit Grek të Kulturës, organizoi këtë fundjavë aktivitete kulturore që u shoqëruan edhe me një ekspozitë fotografike mbi jetën e tij. Në Akademinë e Arteve u lexuan poezi nga poeti i njohur grek, nga aktorët Ema Andrea, Aneta Malaj, Elvis Mataj, Jonida Cunga. Poezitë e Kavadhias-it vijnë të përkthyera në shqip nga përkthyesit Ll. Ruçi dhe S. Cunga. Më pas u çel ekspozita me foto nga jeta e tij. Inaugurimi i ekspozitës u bë nga ambasadori grek në Tiranë, z. Pazio, në prezencën edhe të dekanit të Akademisë së Artëve, Petrit Malaj. Aktivitetet vijuan me simpoziumin filologjik, ku u mbajtën kumtesa nga prof. dr. Spiro Gjoni, prof. dr. Aristotel Spiro, znj. Florentia Kiorxi, filozofe dhe sekretare në Zyrën e Shtypit të Ambasadës Greke, dr. Jorgos Jakumis, filolozof, znj. Mirela Mitro, lektore në Universitetin e Tiranës si edhe përkthyesit e poezive z. Llambro Ruçi dhe z. Sokol Cunga. Të gjithë të ftuarve të ekspozitës, si edhe të vizitorëve, iu dhurua dhe libri me poezi të poetit Niko Kavadhias. Dy aktivitete të tjera do të zhvillohen, e para në datën 3 dhjetor (në hollin e Teatrit të Operas në orën 18:30) dhe e dyta më 11 dhjetor 2010 (në Teatrin e Fierit).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›