Bare kercenon Sa te jem gjalle s039ma merr njeri Lagunen

Noteri Karroqi deshmon Punonjesit firmosen me vullnet te plote askush nuk i kercenoi me arme
E perseritur cdo seance ne forme edhe kercenimi Aldo Bare serish deklaron se sa te jete gjalle nuk e leshon Lagunen e Karavastase. Ate lloj ndermarrjeje nuk do te lindin burra qe te ma marrin derisa te jem gjalle. Lagunen time nuk e merr njeri. Sa te jem une gjalle askush nuk do te marre pronen time nuk e leshoj Lagunen - ka deklaruar nga brenda hekurave ne kafazin e salles se gjyqit kapoja i Bandes se Lushnjes Aldo Bare. Me tone te ashpra dhe revoltuese kreu i njeres prej bandave me famekeqe ka tentuar te kercenoje cdo person qe do tentoje ti marre pronen ndonese Laguna e Karavastase eshte nje nga pronat qe ketij te pandehuri i eshte konfiskuar ne 2007-n pas nje kerkese te Prokurorise se Pergjithshme. Ky reagim i Bares ka ardhur pas perfundimit te deshmise se noterit qe ka perpiluar aktet e shitjes Ardian Karroqe i thirrur nga vete mbrojtja dhe i pandehuri si deshmitar te tyre. Deshmitari Karroqi eshte noteri qe realizoi lidhjen e kontrates per kalimin e pronesise se Lagunes nga punonjesit te Bare. Para gjykates deshmitari Karroqi ka deklaruar se kalimi i pronesise ka qene i rregullt dhe brenda ligjit. Gjithashtu noteri eshte shprehur se cdo gje eshte kryer konform ligjit dhe kontrata eshte lidhur me vullnetin e plote te te dyja paleve. Pyetjes se akuzes nese eshte perdorur dhune ose kercenime per kalimin e pronesise deshmitari i eshte pergjigjur negativisht duke riperseritur se kjo kontrate eshte brenda kuadrit ligjor. Pas perfundimit te deshmise se noterit nga ana e kreut te bandes eshte kerkuar qe te merret ne pyetje dhe Shkelqim Haxhiu pasi ky person ka dijeni per pronesine e Lagunes se Karavastase.
Deshmia
Aldo Bare kishte ndermarrje peshkimi bleu aksionet ne Divjake duke mbajtur nje pjese te punetoreve. Nuk jam ndier i kercenuar kam kryer detyren time si noter per te noterizuar aktet e kalimit te pronesise. Kjo Lagune ka qene ne pronesi te shume personave. Kontrata eshte lidhur me vullnetin e plote te paleve dhe ka qene e rregullt nderkohe qe nuk ka pasur kercenime me arme per te detyruar kalimin e pronesise. Nuk eshte marre as me dhune dhe as me perdorimin e armeve. Cdo gje ka qene e rregullt dhe brenda ligjit ka rrefyer deshmitari. Sipas tij ai ka perpiluar nje sere aktesh dhe ish pronaret nuk kane pasur kercenime ne momentin qe kane firmosur per shitjen e kesaj lagune. Sipas deshmitarit Korraqi keto akte jane firmosur si ne zyren e tij ashtu edhe ne ndermarrje dhe gjithcka sipas tij kalimi i pronesise ka qene ne menyre ligjore. Nderkohe qe deshmia e noterit Karroqi bie ne kundershtim me rrefimin e ish-pronareve te Lagunes te cilet kane deshmuar se prona e tyre eshte marre me dhune dhe nen kercenimin e armeve. Madje disa prej aksionereve te Lagunes jane detyruar qe te firmosnin shitjen e pjeseve te tyre duke marre nje shume simbolike ne kembim.