Buzek: BE të zgjerohet në Ballkan
Presidenti i ri i këtij parlamenti Jerzy Buzek, deklaroi se ishte pro zgjerimit të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Unë them se në Ballkan kemi një situatë shumë interesante dhe premtuese. E dimë që ka qenë një pjesë e veshtirë dhe eksplozive e Evropës. Nuk kemi më tensione atje dhe ato vende po përpiqen të bëhen pjesë e BE-së e ky është një lajm i mirë. E kemi ndryshuar sjelljen e këtyre vendeve dhe kjo duhet të vazhdojë pasi është shumë e rëndësishme”-tha Buzek.
Ish-kryeministri i Polonisë, i cili u zgjodh në postin e presidentit të BE-së, është pjesë e partive të djathta, që fituan në shumicën e vendeve evropiane. Buzek do të qendrojë në postin e presidentit për 2 vjet e gjysmë, e më pas, për pjesën e dytë të mandatit, në krye të Parlamentit Evropian do të vendoset socialisti gjerman Martin Schultz.